Curriculum Vitae11 May 2015

Halim Kosova, PD (APPD), CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Tiranë.

Author: BIRN Tiranë
Print

Halim Kosova

Halim Kosova

Dr.Halim Kosova i përket brezit të mjekëve të diplomuar në vitin 1977 në Fakultetin e Mjeksisë, Universiteti i Tiranës dhe ishte ndër të parët që u specializua në Universitetin “La Sapienza” në Romë, duke sjellë në Shqipëri teknika bashkohore që revolucionalizuan  diagnostikimin e problemeve të shëndetit riprodhues.
Në 1990, Halim Kosova mbron gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore”.


Dr. Kosova ka ushtruar profesionin e padagogut, ka drejtuar specializimet e mjekëve obstetër-gjinekologë nga mbarë vendi, si dhe ka ushtruar me integritet profesionin e mjekut. Dr.Kosova ka drejtuar Shërbimin e Obstetrikës, dhe ka drejtuar gjithashtu Spitalet Universitare Obstetrike & Gjinekologjike numër 1 dhe 2 në Tiranë. Gjatë kohës së drejtimit nga Kosova këto institucione përjetuan ndryshime thelbësore në menaxhimin e tyre, të luftës ndaj korrupsionit duke vendosur për herë të parë në Shqipëri sistemin e survejimit spitalor përmes kamerave, sistemin e raportimit të pacientëve për matjen e pëlqyeshmërisë rreth shërbimeve të ndryshme në mënyrë anonime, si dhe për denoncimin e rasteve të korrupsionit përmes pyetësorëve të pacientëve. Gjatw kwsaj kohe, pati rezultate të prekshme në uljen e vdekshmërisë foshnjore nga 35 në për mijë në 1993 në 9.7 për mijë në 2010.

Z. Kosova ka ngritur për herë të parë qendrën për fëmijët e braktisur “Djepi i Engjëjve” e cila vazhdon të funksionojë edhe sot dhe është një nga qendrat kryesore të kujdesit për fëmijët e porsalindur të braktisur nga nënat. Sot është shndërruar në një qendër elite ku ofrohet kujdes i specializuar.

Zotësia, profesionalizmi dhe integriteti i tij, kanë bërë që Kosova të konsiderohet si një partner i besueshëm nga institucionet ndërkombëtare ku ka patur bashkëpunim të ngushtë me USAID, UNDP, Cooperazaione Italiana me të cilat ka sjellë praktikat më të mira manaxheriale, trajnimin e stafit, përmirësimin profesional të mjekëve dhe prezantimin e teknikave më bashkohore të fushës duke i dhënë zgjidhje shumë problematikave të lidhura sidomos me ekzaminimet gjenetike, të parealizuara më parë në Shqipëri.

Dr. Kosova ka qënë Ambasador i Vullnetit të Mirë të OKB për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjecarit dhe specifikishit për objektivat që kanë idhje me shëndetin e fëmijës dhe gruas.

Mbas një experience 34 vjecare në politikëbërje dhe manaxhim të shkelqyer në fushën e shëndetësisë Dr.Halim Kosova u angazhua më aktivisht në politikë duke mbajtur postin e Ministrit të Shëndetësisë në vitin 2013. Si Ministër i Shëndetësisë ai krijoi hapësira për të shprehur ankesat e pacientëve përmes linjës telefonike të gjelbër 0800. Ai bëri të mundur përmirësimin e aksesit në shërbimet shëndetësore në kujdesin shëndetësor primar dhe atë sekondar. Dr. Kosova rregulloi praktikat në rastet e mungesës së barnave në spitale.

Në vitin 2013 ai është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë si pjesë e Grupit Parlamentar të PD dhe anëtar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.