Curriculum Vitae19 May 2015

Kasem Mahmutaj, PD (APPD), CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Berat

Author: BIRN Tiranë
Print

Kasem Mahmutaj

Kasem Mahmutaj

Kasëm Mahmutaj ka lindur në qytetin e Beratit më 16.04.1962, ku dhe ka kaluar fëmijërinë.
Ai është i martuar me znj. Liri Mahmutaj (Arapi) dhe ka një vajzë, Sanjolën.
Ka studiuar në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz në degën Agronomi. U diplomua në vitin 1988. Më pas vazhdoi studimet dhe u diplomua në fushën e Jurisprudencës.
Ka zhvilluar disa specializime për Financë – Bankë.
Aktualisht mban postin e drejtorit të Bankës Credins në qytetin e Beratit, ku falë menaxhimit të tij kjo degë ka arritur rezultate të larta.
Kasëm Mahmutaj është figurë e rëndësishme e së djathtës në qytetin e Beratit, duke dhënë një kontribut të gjatë në jetën politike, sociale, kulturore dhe ekonomike të qytetit. Ai është anëtar i këshillit bashkiak të Bashkisë së Beratit.
Turizmi, bujqësia, infrastruktura, punësimi, arti, kultura dhe sporti janë vetëm disa prej shtyllave të platformës së tij elektorale.
Kasëm Mahmutaj është kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Beratit.
Motoja e tij është: “T’i kthejmë shkëlqimin ekonomik e kulturor Bashkisë së Re të Beratit”.