Curriculum Vitae15 May 2015

Elvis Rroshi, PS (ASHE), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Kavajë.

Author: BIRN Tiranë
Print

Elivs Roshi/ Foto: Gent Shkullaku LSA

Elivs Roshi/ Foto: Gent Shkullaku LSA

Elvisi ka patur gjithmonë një vizion largpamës dhe ambicioz. Palodhshmëria e tij bëri që ai të jetë kryebashkiaku i parë me i suksesshëm i historisë së qytetit të Kavajes.

Elvisi ndryshoi qytetin e tij Kavaja duke e transformuar ne një qytet të madh me sherbime dhe një shesh madheshtor në funksion të qytetarëve të saj. Ai është vendi ku të gjithë qytetarët shkëmbejnë ide dhe diskutime.

Miqtë dhe të njohurit e tij më të afërt do ta përshkruanin Elvisin si njeriun praktik dhe shumë i thjeshtë, i gatshëm të ndihmojë këdo në vështirësi, pa dallim race, gjinie, feje apo bindje politike. Ai është me të vertetë babai i këtij qyteti.

Elvisi lindi në Kavajë me 3 dhjetor të 1975. Ai u rrit në një familje të thjeshte kavajase. Babai, titull akademik ekonomist, ka qenë gjithmonë në pozicion drejtues si shef llogarie në NTAN (Ndërrmarja Tregtare Artikuj të Ndryshem) dhe pas viteve ’90 pozicion drejtues në administrate publike. Nëna e tij, ekonomiste, punonte si llogaritare në BSH, Bankën e Shqiperisë, prej me shumë se 30 vjetesh. Ajo ndërkohë dha dedikimin total në rritjen e tre femijeve te tyre. Ajo i mbështeti gjithmonë me dashurinë dhe përkushtimin e saj përgjatë rrugës së edukimit. Elvisi ishte djali i dytë i tre fëmijeve. Që i vogël ka qenë një natyre gjithmonë dinamike dhe energjike. Kjo bëri që në moshë shumë të re emigroi për të ndihmuar familjen e tij. Pas 10 vjetesh u kthye në Shqipëri duke hapur biznesin e tij.

Ndërkohë vendosi të vazhdonte studimet e larta ne qytetin e Tiranës në degën Ekonomik. Edukimi i lartë përforcoi biznesin e tij duke e bërë një sipermarrës dhe administator të suksesshëm.

Me 8 Maj 2011 fitoi garën e fortë duke fituar votat e popullit sovran si Kryebashkiakun e tyre.

Vizioni i tij, i ndihmuar nga natyra e tij dinamike, energjike dhe shumë punëtor, bëri që të gjitha premtimet e dhëna, ti mbante.

Suksesi i tij si administrator i qytetit, bëri që të merrte përsëri propozimin nga kryeministri Edi Rama, për një mandat të dytë si Kryebashkiak i Qytetit te Kavajes.

Si prindi i një vajze që do t’i ofrojë të gjitha mundesitë, gjithashtu dhe çdo fëmije i qytetit të Kavajës duhet të ketë të gjitha mundësitë për t’u rritur me cilësi dhe shërbime.