Curriculum Vitae15 May 2015

Viktor Duro, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Kolonjë

Author: BIRN Tiranë
Print

Lindur në 10 Shtator 1964, Përmet

Profesioni: Agronom

I diplomuar në degën Agronomi, në Fakultetin Bujqesor Universiteti “Fan.S.Noli”, Korcë, zoti Duro ka experienca të pasura sin ë sektorin public ashtu dhe në atë privat. Ai ka punuar në Drejtorinë e Ujërave Erseke dhe për shumë vjet ka drejtuar një biznes privat. Puna e tij, por mbi të gjitha angazhimi për çështjet e problemet e zonës të shprehura në politikë dhe si qytetar e kanë bërë zotin Duro një prej personave më me autoritet në krahinën e Kolonjës. Ai ka shërbyer dhe si përfaqësues ligjor i disa kompanive të njohura në Jug të vendit në raportet e tyre me të tretët.

Viktor Duro është një njeri i punëtor, i angazhuar dhe gjithnjë i pranishëm kurdo që është në diskutim një projekt, apo një çështje me interes për banorët e zonës. Ai është angazhuar rregulolisht në fushata zgjedhore dhe falë punës dhe autoritetit të tij, mbështetja politike për forcat e djathta është rritur. Kanë qenë këto suksese për të cilat ai u zgjedh me mbështetje të gjerë prej vitit 2009 si kryetar i degës – Kolonjë.

Sot ai vjen si njeriu që është i gatshëm të marrë përsipër përgjegjësinë e rëndë të drejtimit dhe manaxhimit të një projekti ambicioz për të zhvilluar dhe modernizuar Kolonjën shumë të dashur për atë dhe gjithë komunitetitn kolonjar.