Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Berat

Kasëm Mahmutaj, i diplomuar në Agronomi dhe aktualisht drejtor i Bankës Credins në Berat, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Berat me Petrit Sinaj, me profesion mësues, aktualisht, kryetar i Këshillit të Qarkut Berat, i cili konkurron për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Berat dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.