Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Delvinë

Dhurim Alinani, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Delvinë me Rigels Balilin nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Delvinë dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Profili i bashkisë Delvinë

Qyteti me histori të pasur i Delvinës vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe të infrastrukturës rrugore që e lidh me fshatrat e komunës Vergo, çka pengon zhvillimin e qëndrueshëm të bashkisë së re.