Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Durrës

Vangjush Dako, kryetari aktual i qytetit të Durrësit, një inxhinjer ndërtimi, biznesmen dhe ish-zyrtar publik, konkurron për postin e kryebashkiakut me Grida Shqina Duma, e diplomuar në sociologji dhe me eksperiencë punë si administratore kompanish ndërtimi. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Durrës dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.