Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Klos

Basir Çupa nga Partina Demokratike, konkurron për postin e kryetarit të bashkisë Klos me Valbona Kolën nga partia Socialiste.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Klos dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Dropull

Ahilea Deçka nga Partia Demokratike, konkurron për postin e kryetarit të bashkisë Dropull me Kostaq Zison nga partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Hristo Ducin, i pavarur.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Dropull dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Devoll

Bledjon Nallbati, ekonomist, ish punonjës i doganës së Kapshticës, kandidon për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë Devoll me Kosta Qajën, jurist, kandidat i Partisë Socialiste.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Bilisht dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Përgjigjet e Kosta Qajës mund t’i gjeni këtu. Kandidati Nallbati refuzoi të intervistohej.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Prrenjas

Artur Topi nga partia Social Demokrate, Bajazit Karriqi nga Partia Demokratike dhe Miranda Rira nga Lëvizja Socialiste për Integrim, garojnë për postin e kryetarit të bashkisë së re Prrenjas.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Prrenjas dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Përgjigjet e Miranda Rirës mund t’i gjeni këtu. Kandidati Karriqi refuzoi të intervistohej.

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Kurbin

Artur Bardhi, i diplomuar për drejtësi në vitin 2009, garon për Partinë Socialiste për postin e kryetarit të bashkisë Kurbin. Ndërkohë, Partia Demokratike ka deklaruar se tërhiqet nga zgjedhjet nga kjo zonë për shkak se kandidati i saj Altin Biba ka dhënë dorëheqjen, dorëheqje që nuk është pranuar nga KQZ.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Kurbin dhe ia shtroi këto pyetje kandidatit Bardhi, përgjigjet e të cilit mund të gjenden këtu. Biba nuk qe i disponueshëm për t’u intervistuar.