News15 May 2015

Safet Gjici, PS (ASHE), CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Kamëz.

Author: BIRN Tiranë
Print

Safet Gjici

Safet Gjici

Z.Safet GJICI lindi në Kukës më 30 Prill 1972.

Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ka përfundur arsimin tetëvjeçarë dhe atë të mesëm në vendlindje.

Studimet e larta, në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, i ka kryer për fushën e policisë me arsimim, trajnim të plotë dhe të specializuar, si oficer policie.
Po ashtu, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar për Drejtësi, në Fakultetin Juridik.

Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në fushën e biznesit.

Në vitin 2001, z.Gjici së bashku me një grup punonjësish me eksperiencë, formoi shoqërinë private të sigurisë “EuroGjici” Security, e cila në një kohë të shkurtër e shtriu fushën e vet të veprimtarisë në gjithë territrin e Shqipërisë, duke dhënë shembullin e një biznesi korrekt dhe profesional.

Në vitin 2007 themeloi Shoqërinë “Kevin Construksion” që operon në fushën e ndërtimit, rikonstruksion dhe infrastrukturë.

Z. Gjici zotëron dy gjuhë të huaja: Anglisht dhe Frengjisht.

Z.Gjici është finacues i disa institucioneve të kultit dhe kontribuesi kryesor i ndërtimit të stadiumit “Zeqir Ymeri”, ku në përfundim të punimeve pritet që shifra e investuar të shkojë afërsisht një milion e dyqind mijë euro. Dëshira për të parë Kukësin në Superligë dhe pasioni i tij për futbollin e kanë shtyrë që të sakrifikojë nga pasuria e familjes së tij për të ngritur një ekip elitar në futbollin shqiptar.

Z.Gjici është President i Futboll Klub Kukësit, prej tre vitesh. Nën drejtimin e tij, ekipi i Kukësit ka thyer rekord, ku ka arritur deri në turin e katërt të Europa Ligue.

Z.Gjici, me aktivitetin e tij privat në fushën e sigurisë dhe ndërtimit është nderuar më shumë çmime, ndërkohë që për kontibutin e dhënë në fushën e futbollit qytetarët e Kukësit e kanë zgjedhur me shumicë votash, si “Personalitet i Vitit 2012”. Këshilli Bashkiak i Kukësit e ka shpallur me vota unanime “Qytetar Nderi” i Kukësit.

U emërua Prefekt i Qarkut Kukës më 27 Mars 2014.