Curriculum Vitae17 May 2015

Dhurim Alinani, PD (APPD), CV

Ky është jetëshkrimi zyrtar i kandidatit të Partisë Demokratike Dhurim Alinani për bashkinë Delvinë.

Author: BIRN Tiranë
Print

Dhurim Alinani

Dhurim Alinani

Lindur më 11 Qershor 1969

Profesioni: Ekonomist / Jurist

I diplimuar fillimisht për Ekonomi, Durimi ka kryer studimet për drejtësi dhe ka titullin “Avokat“. Dhurim Alinani ka një eksperiencë të gjatë pune. Lëvizja  e studentore shënon hapat e tij të para në  politikë. Që prej këtij momenti e në vazhdim, ai ka qenë një nga aktivistët politik democrat me më shumë mbështetje në zonën e Delvinës dhe sot është kryetar i PD–së së degës.

Për më shumë se 20 vjet është angazhuar në administratën publike. Më 1993 ka drejtuar degën e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe më pas, në  vitin 1997 shërbeu si Drejtor i Bankës së Kursimeve në Delvinë.

Karierën e tij administrative Durim Alinani e shtriu në pushtetin lokal. Ai ka spikatur si manaxher dhe drejtues i shkëlqyer në cilësin e Nënprefektit të Rrethit Delvinë dhe më vonë në funksionin Kryetar i Bashkisë Delvinë. Puna e tij e ka bërë Durimin njeriun tek i cili komuniteti i gjerë i Delvinës shikon administratorin e devontshëm, njeriun që jeton me shqetësimet tyre dhe promovusin aktiv të vlerave dhe harmonisë. Durim Alinani është Kryetari i Bashkisë që zbaton programin për punë dhe dinjitet.