Interview5 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Dibër

Ilir Krosi, i diplomuar për inxhinjeri ndërtimi dhe për drejtësi, aktualisht kryetar i bashkisë Peshkopi, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë së re Dibër me Shukri Xhelilin, ekonomist, i cili konkurron për Partinë Socialiste. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Dibër dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Author: Hysen Likdisha BIRN Peshkopi
Print

Ilir Krosi

Ilir Krosi

Kandidati i të djathtës dhe kryetari aktual i Bashkisë Peshkopi thotë se bashkia e re Dibër do të përqendrohet në ndërtimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e ekoturizmit.

Shukri Xhelili

Shukri Xhelili

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Dibër thotë se gëzon mbështetjen personale të kryeministrit Edi Rama për të gjetur fonde për punë publike në bashkinë e re.