Interviste7 Qer 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Gjirokastër

Igli Kokalari, mjek kirurg konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë së re Gjirokastër me Zamira Ramin, e diplomuar në ekonomi, aktualisht prefekte e Qarkut Gjirokastër, e cila konkurron në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Gjirokastër dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Autor: Raimond Kola BIRN Gjirokastër
Printo

Igli Kokalari

Igli Kokalari

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Gjirokastrës thotë se synimi i tij kryesor është të mbajtë apo të punësojë profesionistë pavarësisht përkatësisë politike në bashki për të ofruar shërbime cilësore për të gjithë banorët e territorit të bashkisë së re.

Zamira Rami

Zamira Rami

Kandidatja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim për kryetare të Bashkisë Gjirokastër premton se do të nxisë turizmin dhe artizanatin për të krijuar vende pune.