Interviste16 Qer 2015

Kosta Qaja: Vizioni im për Devollin

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e re Devoll premton krijimin e markës tregtare dhe denominacionit gjeografik Devoll për prodhimet bujqësore me synimin e përmirësimit të gjendjes ekonomike të banorëve të zonës.

Autor: Dhorjela Cule BIRN Bilisht
Printo

Kosta Qaja | Foto nga : Facebook

Kosta Qaja | Foto nga : Facebook

Cili mendoni së është problemi më i madh i Bashkisë së Devollit dhe çfarë hapash do të ndërmerrni për ta zgjidhur këtë problem gjatë mandatit tuaj?

Bashkia e Devollit shtrihet në pjesën Jug-Lindore të Shqipërisë, ajo kufizohet në jug-lindje më shtetin Grek, në jug-perëndim më Rrethin e Kolonjës, në veri kufizohet sipas hartës së re territoriale më bashkinë e Maliqit, në perëndim kufizohet më bashkinë e Korçës.

Problemi më i madh që shtrohet  gjatë mandatit të parë është zgjidhja e problemeve në bujqësi, të tilla si (sistemi ujitës, krijimi i tregjeve për shitjen e produkteve bujqësore-organizimi i këtyre tregjeve me baze njësie administrative, krijimi i traditës për emërtimin e produkteve më etiketën Made in Devolli në tregjet fqinjë si Greqi dhe Maqedoni, pasi Devolli ka resurse për nxitjen e produkteve bio, ngritjen e kapaciteteve ruajtëse dhe përpunuese të këtyre produkteve.

Përmirësimi i rrjetit inxhinierik në tërësi si njësi administrative si: Rrjeti rrugor, furnizimi dhe përmirësimi treguesve të furnizimit me energji elektrike për të pasur një qëndrueshmëri në zhvillimin dhe stabilizimin e treguesve që kanë lidhje me bizneset në zone, hartim projektesh në fushën e furnizimit më ujë të pijshëm dhe më pas investimi konkret në terren, mjetin e kanalizimeve të rrjetit të ujërave të zeza për ato qendra banimi të cilat ende nuk janë kryer dhe ndërtimi i impiantit të përpunimit të ujërave të zeza, rehabilitim dhe rikonstruksion të rrjetit rrugor që lidhin qendrat e banuare ndërmjet tyre, përmirësimi i mjedisit nëpërmjet ruajtjes dhe  menaxhimit të hapësirave të gjelbëruara, krijimi i vend grumbullimit të mbetjeve urbanë në një të vetme dhe përpunimin e tyre, ruajtjen dhe planifikimin racional në shfrytëzimin e pyjeve.

Cilat janë ndërhyrjet që ju mund të planifikoni të ndërmerrni brenda vitit të parë të mandatit tuaj për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, godina arsimore apo shëndetësore në bashkinë e Devollit?

Ndërhyrje emergjentë të planifikuara do të jenë në disa akse rrugore që lidhin qendrën administrative me fshatrat, sistemi i grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane, përmirësimi i kushteve në shkolla dhe rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

Listë objektesh prioritare:

  • Rruga Miras-Arzë, rrugë e cila do të krijoje mundësinë në hedhjen e hapave të mëtejshëm për zhvillimin e turizmit malor referuar dhe vendimit të qeverisë për krijimin e Fshatit turistik Arzë.
  • Rruga Miras-Vidohove, e cila është në gjendje të mjerueshme dhe e pakalueshme për 600 banore të këtij fshati.
  • Rruga Vishocicë-Trestenik.
  • Rehabilitimi i rrugëve në qytetin e Bilishtit të shkaktuara nga ndërtimi i Ujësjellësit.
  • Ndërtimi dhe rikonstruksioni total i bulevardit kryesor të qytetit të Bilishtit së bashku më rrjetin inxhinierik.
  • Riparimi i fasadave të objekteve për gjatë bulevardit kryesor në qytetin e Bilishtit.
  • Krijimi i qendrave në fazën e parë për çdo njësi administrative për krijimin e kushteve për kalimin e kohës së lirë për grupet e interesit.
  • Ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për fshatrat Dobranj, Poloskë, Kuc, Përparimaj, Tren.
  • Ndërtimin e qendrave shëndetësore në fshatrat Përparimaj, Cete, Cipan, Tren, Vranisht.

A keni një listë kriteresh për emërimin dhe shkarkimin e administratoreve të njësive administrative të bashkisë Devoll dhe cilat janë ato?

Për emërimin e stafit të ri të bashkisë do kihen parasysh kriteret si më poshtë:

  • Profesionalizmi
  • Reputacioni
  • Të qenit vizionar për të krijuar ide dhe pikëpamje të qëndrueshme në zhvillimin e zonës në drejtimet e parashtruara më lart
  • Punonjësi nuk duhet të jetë i përfshire më parë në rekorde kriminale dhe korruptive

Cilat mekanizma do të ndërtoni në mënyrë që të siguroni pjesëmarrjen  dhe konsultimin më qytetaret (sidomos atyre të zonave rurale) në procesin e vendimmarrjes së bashkisë?

Krijimi i grupeve këshillimore më specialistë përkatës në të gjitha fushat në bazë njësie administrative për të hartuar planet afatshkurtër dhe ato afatgjatë për planet zhvillimore, për nxitjen e prodhimit, punësimit me politikat qeveritare të orientuara në bujqësi dhe blegtori.

Çdo vendimmarrje do të jetë konsultuar më grupet e interesit, pasi kjo është një  nga treguesit për të cilat ne aspirojmë për të drejtuar dhe orientuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektiv të zonës.

Pjesëmarrja aktive e komunitetit për hartimin e buxheteve, që të gjithë taksat e paguara nga komuniteti të shkojnë në dobi të këtij komuniteti , së ai është i vetmi faktor i cili do të vendosi së cilat janë drejtimet në të cilat duhen realizuar dhe janë më me efikasitet në drejtim të planeve urbane, përmirësimit të infrastrukturës inxhinierike, dhe këto  grupe interesi të orientohen nga specialistet përkatës në të gjitha fushat për këto plane zhvillimore.

Çfarë hapash do të ndërmerrni gjatë vitit të parë të mandatit tuaj lidhur më menaxhimin e mbetjeve urbanë në të gjithë Bashkinë?

Krijimi i grupeve të punës me bazë njësie administrative për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane dhe më pas koordinimin e punëve midis njësive administrative për grumbullimin e këtyre mbetjeve urbane në një vend depozitimi për gjithë njësinë territoriale.

Cila do të jetë mbështetja e bashkisë së re gjatë katërvjeçarit të ardhshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në këtë zonë?

  • Rehabilitim dhe mirëmbajtja e sistemit kullues
  • Inventarizimi i gjithë rrjetit ujitës kryesor dhe dytësor për lehtësimin e procedurave në ujitjen e të gjithë sipërfaqes bujqësore
  • Krijimi i sistemit të unifikuar të ujitjes, lehtësimi i kostove të ujitjes nëpërmjet krijimit të rrjetit energjetik bujqësor për funksionimin e sistemit të pompave vaditëse për fermerët. Kjo është e parashikuar në fazën e parë.
  • Faza e dytë do të jetë modernizimi i i sistemit të ujitjes duke krijuar në pjesën më të madhe të fondit të tokës bujqësore, ujitjen e përqendruar, pasi kjo do të jetë e vetmja rrugë e cila do të përmirësojë këtë sistem dhe jep premisa për rritjen e prodhimeve bujqësore.
  • Ngritja e tregjeve me bazë njësie administrative për shitjen e produkteve bujqësore duke krijuar mundësinë që këto tregje të jenë të kontrollueshme nga ana e strukturës vendore për të ofruar produkte cilësore dhe pa problemë për konsumatorin
  • Ngritjen e strukturave grumbulluese, përpunuese, ruajtëse të produkteve bujqësore.

Rasti konkret i ngritjes së një kapaciteti ruajtës frigoriferik 12.000 ton për përpunimin, ruajtjen, magazinimin, ambalazhimin dhe krijimin e kushteve për eksportimin e këtyre produkteve duke krijuar kështu dhe përmirësimin e treguesve të rritjes së punësimit.

Cili është afati kohor brenda të cilit premtoni së do të zgjidhni përfundimisht problemin e furnizimit më ujë të pijshëm në këtë zone?

Afati përfundimtar i zgjidhjes së problemit më ujin e pijshëm do të jetë viti i fundit i përfundimit të mandatit të parë.

Cilat hapa konkretë do të ndërmerrni gjatë këtij mandati për mbrojtjen  dhe rigjenerimin e pyjeve dhe zonave të mbrojtura të bashkisë së re?

Ndërprerjen e shfrytëzimit pa kriter të fondit pyjor. Meqenëse Devolli është zonë e ftohtë për të përballuar nevojat e popullatës për ngrohje mendojmë të përdorim burime alternative energjie për ngrohje dhe gatim nëpërmjet përdorimit të gazit, kjo e mundur pasi projekti TAP kalon në territorin e bashkisë Devoll. Krijimin e kushteve për stimulimin e segmenteve të biznesit për prodhimin e energjisë së gjelbër nëpërmjet paneleve diellore dhe prodhimit të energjisë më Aero gjeneratore (projekte specifike për këtë qellim të hartuara më para nga qeveria shqiptare). Krijimin e sipërfaqeve të reja pyjore në ato sipërfaqe ku pyjet janë degraduar plotësisht. Krijimi i politikave subvencionuese për rritjen e sipërfaqeve pyjore në ato fonde të tokës bujqësore që sot kanë statusin “Djerr”më qellim rritjen e eficences së këtij fondi.

Hartimin e politikave konkretë dhe specifike në shfrytëzimin e fondit aktual pyjor, konkretisht duke ndjekur kriterin e moshës së drurëve pjesë përbërëse e këtij fondi pyjor.

Cilat janë hapat konkretë që do të ndërmerrni lidhur më nxitjen e turizmit malor në këtë bashki gjatë këtij mandati?

Si rezultat i ndërtimit të segmentit rrugor Miras-Arzë krijohet mundësia e përmirësimit të rrjetit rrugor dhe bazuar në resurset e zonës do të krijojmë klimë të përshtatshme të Investitorëve të huaj dhe vendas nëpërmjet lehtësirave fiskale për ndërtimin e fshatit turistik Arzë.

Krijimin e guidës turistike të Devollit (në të cilën do të jepen nëpërmjet fletëpalosjeve resurset e zonë s dhe treguesit gjeografik dhe ato klimaterike).

Krijimin e zyrës së koordinimit të turizmit malor, historik dhe kulturor në zonën e liqenit në afërsi të fshatit Zagradec dhe atë të fshatit Arzë, atje ku janë dhe burimet për zhvillimin e këtij turizmi.

Do të shfrytëzohet si resurs dhe pozita gjeografike që në kemi më Greqinë nëpërmjet pikës doganore të Kapshticës për të rritur kontaktet më shtetas të Bashkimit Europian nëpërmjet fletëpalosjeve  që zona e Devollit ofron për turistet e huaj dhe spotet televizive që do të përdoren për këtë qellim.