Curriculum Vitae16 May 2015

Kostaq Ziso, PBDNJ, CV

Ky është jetëshkrimi i kandidatit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për bashkinë Dropull.

Author: BIRN Tiranë
Print

Kosta-zisoU lind në Lugar të Dropullit më 8 Qershor 1964 ku edhe banon.

Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e mori në Shkollën Tetëvjeçare të Frashtanit ndërsa arsimin e mesëm në Shkollën Mesme Profesionale të Shkodrës.

Mbaroi arsimin e lartë në  Fakultetin e Inxhinjerise te Universitetit te Tiranës ku në vitin 1988 mori diplomën e Inxhinjerit Mekanik.

Në vazhdim punoi në Fabrikën Shtetërore të Tullave në Lushnjë.

Për një kohë të shkurtër banoi në Greqi ku  part – time ndoqi seminare pas-universitare dhe procedurën e njohjes së Diplomës.

Në vazhdim punoi në Komunën e Dropullit të Poshtëm dhe pozicione të ndryshme drejtuese si inxhinjer specialist në ente shtetërore dhe private.

Anëtar i përkushtuar i Omonias që nga themelimi i saj, pjesemarres aktiv ne te  gjitha veprimtarite publike per zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e pozitave të Minoritetit Etnik Grek.

Eshtë i martuar me znj. Majlinda Qiqi, pedagoge e Letersise  në arsimin e mesem dhe kane një vajze aktualisht studente e Mjekësie.