Lajm26 Pri 2015

Rreth faqes: Zgjedhje 2015

Zgjedhje 2015 është një iniciativë e BIRN Albania e cila ka për qëllim të ngushtojë hendekun midis votuesve dhe kandidatëve për kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, duke fuqizuar shoqërinë civile dhe duke nxitur debatin publik mbi sfidat dhe problemet me të cilat përballen komunitetet në 61 bashkitë që dolën nga reforma administrative.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Kuti votimi | Foto nga OSBE

Kuti votimi | Foto nga OSBE

Në këtë faqe ju do të mund të lexoni një sërë lajmesh dhe analizash lidhur me zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015, por dhe të mësoni më shumë mbi profilet dhe karakteristikat e bashkive të reja që rezultuan nga reforma administrativo-territoriale në Shqipëri.

Në mënyrë që procesi i reformës administrative të jetë sa më transparent për qytetarët dhe votuesit, gjatë periudhës shtator-janar 2014, BIRN Albania botoi një seri analizash të thelluara, që hedhin dritë mbi historikun e reformës administrative në Shqipëri, që nga themelimi i shtetit Shqiptar e deri në ditët e sotme. Analizat përshijnë hapat që u ndoqën gjatë reformës së fundit të ndërmarrë gjatë periudhës 2013-2014, si dhe ndikimin e kësaj reforme në eficencën ekonomike, demokracinë vendore dhe balancën elektorale midis forcave politike.

Gjithashtu, nëpërmjet 10 gazetarëve lokalë me eksperiencë, BIRN Albania gjatë periudhës Shkurt-Mars 2015, prodhoi 61 profile për bashkitë e reja që dolën nga reforma administrative. Gazetarët, të cilën morën pjesë në një trajnim dy ditorë, intervistuan gjatë këtij procesi më shumë se 300 aktivistë, përfaqësues grupesh interesi, dhe drejtues organizatash jo-qeveritare në 61 bashkitë e reja në mënyrë që të identifikonim sfidat dhe problemet kryesore në secilën bashki.

Nga këto intervista të thelluara u indetifikuan një seri pyetjesh për kandidatët për kryebashkiakë, bazuar në të cilat do u kërkohet të pozicionohen. Përgjigjet e kandidatëve, së bashku me CV e tyre do të botohen në këtë faqe në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. Këto intervista kanë për qëllim që të qartësojnë pozicionimin e kandidatëve për kryebashkiakë mbi sfidat dhe problemet e komuniteteve në bashkitë respektive.

Gjithashtu në këtë faqe do të gjeni një hartë interaktive të ndarjes së re administrative si dhe lajmet dhe analizat më të fundit mbi fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të prodhuara nga gazetarët e BIRN Albania.

Kjo faqe u zhvillua si pjesë e projektit të BIRN Albania ‘Nxitja e llogaridhënies në qeverisje vendore përmes pjesëmarrjes dhe gazetarisë qytetare’ me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë, si dhe Swedish International Development Cooperation Agency dhe Balkan Trust for Democracy. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit ose mbështetësve të tjerë të kësaj iniciative.

Redaktorë:

Besar Likmeta; Gjergj Erebara

Gazetarë:

Kukës – Bashkim Shala

Shkodër – Elvis Nabolli

Dibër – Hysen Likdisha

Tiranë – Lindita Çela

Fier – Ina Baçinozi

Berat – Erjola Azizolli

Elbasan – Bardha Nergjoni

Vlorë – Jerola Ziaj

Gjirokastër – Raimond Kola

Korçë – Dhorjela Çule

Sarandë -Laureta Roshi

 

  • ares

    Per sa i perket zgjedhjeve dhe ne veçanti numerimit te votave; mund te
    behet siç e kane vende te tjera europiane nese drejt asaj dhe kerkohet
    integrimi. Mund ti numerojne fill mbas orarit te mbarimit te votimit
    votat personat qe jane dhe perfaqesues te partive apo shoq. civ. te
    cilet perbejne komisionin e qendres zgjedhore (pra ato 8-9 persona ne
    zyren zgjedhore qe ka dy kutite e votimit) duke numeruar me proçesverbal
    votat. Dhe ne baze te fleteve te votimit te dorezuara nga KQZ dhe
    votave te numeruara te cilat duhet te korrispondojne, perndryshe
    komisioni ka pergjegjesi dhe tek e fundit ne rast perseritje zgjedhjesh
    ne ate qender zgjidhet nje tjeter komision. E pastaj kutite mund te
    trasportohen e te numerohen ne salla pallatesh sporti apo institucione
    sa here te duash. Apo nje menyre tjeter numerimi mund te jete ai
    elektronik. Keshtu qe si ne vende te tjera si Italia, Shba Franca qe
    kane 350 milione banore dhe rezultatet dalin te nesermen. Flm. gjithe te mirat!