Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Malësia e Madhe
Ardian Hysa nga Partia Social Demokrate konkurron me Anton Kokaj, një ish-oficer i policisë financiare, aktualisht biznesmen në hidrokarbure dhe ndërtim, i cili garon për Partinë Demokratike dhe Tonin Marinajn nga Partia Socialiste, biznesmen, ish-drejtor i burimeve njerëzore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Malësia e Madhe dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Tonin Marinaj iu përgjigj pyetjeve ndërsa Anton Kokaj refuzoi. Ardian Hysa nuk u arrit të kontaktohej.
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e re Malësia e Madhe refuzoi të përgjigjej.
Tonin Marinaj
Kandidati i Partisë Socialiste për Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj, shprehet se duke krijuar një administratë bashkiake transparente dhe funksionale, si dhe të pakorruptuar e miqësore me biznesin, do të krijojë gradualisht kushtet për investime në bujqësi, blegtori, turizëm.