Interview10 Jun 2015

Ismail Murtaj: Vizioni im për Konispolin

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e re Konispol premton rikthim të shkollës bujqësore në fshatin Mursi si dhe ujë të pijshëm për qytezën e Konispolit.

Author: Laureta Roshi BIRN Konispol
Print

Ismail MurtajCili mendoni se është problemi më i madh i Bashkisë së Konispolit dhe çfarë hapash do të ndërmerrni për të zgjidhur problemin gjatë mandatit tuaj?

Një problem i madh që ka sot bashkia e Konispolit është mungesa e një master plani për zhvillimin e agrobiznesit, turizmit, bujqësisë e blegtorisë pasi ka mangësi të theksuar në ndarjen dhe shpërndarjen e tokës. Pasi bashkia Konispol sot po përballet me disa problem të mëdha të bartura nga keqqeverisja në bashkinë Konispol dhe komunën Xarrë të lexueshme pasojat.

Mungesa e ujit të pijshëm, pavarësisht deklarimit të ndërtimit të një ujësjellësi zona s’ka ujë si dhe heqja e antenës në mes të Konispolit e cila rezulton e rrezikshme për shëndetin e banorëve si dhe problemet e keqmenaxhimit të aseteve publike të bashkisë. Gjëja e parë që do të bëjë kur të ulem në kolltukun e kryetarit të bashkisë prishja e kontratës me kompaninë që ka vendosur antenën brenda qytetit.

Një master plan i ri për agrobiznesin duke realizuar dhe inventarizimin e gjithë aseteve. Inventarizim do të thotë së pari edhe informim i publikut përmes afishimit të hartës së plotë të gjithë pasurive duke zgjidhur kështu edhe keqmenaxhimin e kullotave dhe aseteve të Konispolit, pasi unë dhe komuniteti di çfarë ka në administrim komuna Markat ( të cilën e kam drejtuar për dy periudha rresht) por në Konispol janë bërë mbivendosje të tokave publike veçanërisht në vijën bregdetare ku bashkia nuk ka vepruar si institucion por si individ, si individ ka çuar edhe pronarët e njohur privat në gjyq.

Tjetër problem është infrastruktura Butrint – Xarrë , rrugët e brendshme të Komunës Xarrë ku nuk hyhet dot Brenda parcelave apo rruga që lidh fshatrat me autostradën e jugut apo mes tyre.

Cilat janë ndërhyrjet që ju planifikoni të ndërmerrni brenda vitit të parë të mandatit tuaj për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, godina arsimore, apo shëndetësore në bashkinë e Konispolit?

Thembra e Akilit në bashkinë e Konispolit është infrastruktura. Që prodhim që del nga këto parcela të mbërrijë në treg. Po edhe infrastruktura e fshatrave të largët Vërva Dishati të lëna në harresë janë në angazhimin tim për t’u rregulluar. Sistemi arsimor?

Në bashkinë e Konispolit lë shumë për të dëshiruar sistemi i shkollave. Shkolla e Xarrës dhe Mursisë do të kenë nevojë për ndërhyrje në bashkëpunim me qeverinë shqiptare sepse janë jashtë çdo minimum të funksionit dhe mendoj se do të arrijmë në bashkëpunim me qeverinë qendrore të rikthejmë edhe një shkollë bujqësore në Mursi.

Po ashtu dhe shëndeti publik që nuk ka problem objektet si objekte po pajisjet e munguara, një neglizhim i gjatë, ja kemi një drejto të shëndetit publik i cili dhe në këtë periudhë po shëtit fshatrave për të mbledhur vota dhe jo për të parë realitetin e qendrave shëndetësore në fshatra dhe bashki, për të parë realisht cilësinë e shërbimit shëndetësor. Dhe të mendosh që sistemi I shëndetësisë në qendrat shëndetësore veçanërisht në Njanjar dhe Markat nuk ka asnjë shtrat për të kryer vizitën. Pushteti vendor ka për detyrë mirëmbajtjen dhe infrastrukturën dhe do përpiqem që të jetë shërbimi me standarde siç janë dhe objektet bashkëkohore.

A keni një listë kriteresh për emërimin dhe shkarkimin e administratorëve të njësive administrative të bashkisë Konispol dhe cilat janë ato?

Unë e kam shprehur, do ti qëndroj besnik asaj që kam thënë, në bashkinë e Konispolit do të jenë të rinj dhe të arsimuar me nivelin master. dhe asnjë nga bashkia ekzistuese e administratës që është aty. Aktualisht në bashkinë e Konispolit ka një shef finance me katër klasë shkollë aty që në vitet ’60, një shef taks tatimeve i paarsimuar. Gjithçka do të jetë transparente.

Është fat i mirë që me organizimin e ri i hiqet e drejta e punës atyre dhe u jepet e drejta e punësimit përmes konkurrimit të arsimuarve.

Cilët mekanizma do të ndërtoni në mënyrë që të siguroni pjesëmarrjen dhe konsultimin me qytetarët në procesin e vendimmarrjes së bashkisë?

Ideja ime është gjithmonë duke tërhequr mendimin e qytetarëve. Natyrisht unë e kam përvojën, është mandate I tretë që po kërkoj, ideja ime është që gjithçka që bëjmë do të jetë në interes të qytetarëve, si fillim duke diskutuar me grupet e interesit. Natyrisht do të shikojmë edhe sepse në kuadër të bashkisë së madhe do të rriten dhe të ardhurat do të rritet dhe buxheti, më I madh çka do të thotë që ajo që do të merret nga bujqësia do të shkojë në ndihmë të bujqësisë. Me lekët që do të mblidhen në tokat bujqësore nga Vrina Xarrë do të ngremë një drejtori shërbimesh, me lekët që do të mblidhen vitin e parë , do të blejmë mjete skvatorë, skrepa makina transporti, të gjitha në transparencë të plotë me fermerët. Do të ngremë një drejtori shërbimesh me një brigadë të posaçme me mjete të mekanikës bujqësore duke përmirësuar edhe infrastrukturën e rrugëve që lidhin parcelat e fermerëve pasi është e pamundur të hysh në to.

Çfarë mund të presin banorët e bashkisë brenda mandatit tuaj në ndihmë të sektorit bujqësor e blegtoral?

Ndihmë reale, duke u përmirësuar infrastruktura lidhëse mes parcelave, duke u zgjidhur konfliktet e krijuara nga keqmenaxhimi i kullotave apo mungesa e subvencioneve. Në këtë vit që po flasim ndihma ndaj fermerëve ka qënë 0. Ka fermerë që kanë mbjellë edhe 5 mijë rrënjë mandarina po asnjë subvencion nuk ka marrë, diçka këtu nuk shkon, diçka është keqpërdorur. Do të jem në anën e fermerëve me takime me ministrinë bujqësisë dhe kryeministrin për t’i ardhur në ndihmë reale fermerëve me kanalizime dhe subvencion të sigurt. Për mua fermerët do të marrin subvencionin e duhur në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Ne do t’i vijmë në ndihmë fermerëve me rrugë. Kujtoj këtu që vetëm me fondet e komunës në 2012 kam hapur një rrugë me 3 milionë e ca lekë rrugën malore Market – mali i Konispolit për t’i ardhur në ndihmë 2- 3 fermerëve që kishin investimin në mal. Mirëmenaxhimi i të ardhurave të bashkisë do të krijojë një realitet ku punohet duke përmirësuar realitetin.

Çfarë mendoni se është gjëja e duhur për të bërë me vijën bregdetare të Bashkisë Konispol?

Atje është një perlë e vërtetë natyrore dhe gjynah që Kepi i Stillos është lënë jashtë vëmendjes. Unë do ta kthej vëmendjen e qeverisë dhe mirëmenaxhimin aty. Di që është një studio italiane që ka bërë një studim por është penguar nga kryetarja e bashkisë, ish kryetarja më parë e cila ka ndërhyrë dhe në hipotekimin e 70 hektarëve tokë aty duke dëmtuar zhvillimin e zonës, gjë që do ta zgjidh ligjërisht. Unë do ta bëj Konispolin një perlë të Mesdheut ashtu siç natyra e ka bekuar ashtu siç është në të vërtetë jo se do ta bëj unë.