Interview14 Jun 2015

Lefter Karajani: Infrastruktura sfida kryesore

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Finiqit shprehet se infrastruktura e dëmtuar rrugorë është problemi kryesor i bashkisë.

Author: Laureta Roshi BIRN Tiranë
Print

Lefter Karajni

Lefter Karajni

Cili mendoni se është problemi më i madh i Bashkisë së Finiqit dhe çfarë hapash do të ndërmerrni për të zgjidhur problemin gjatë mandatit tuaj?

Problemi kryesor që haste në bashkinë Finiq është infrastruktura rrugore, një infrastrukturë që në këto vite nuk është bërë asnjëherë me projekt afatgjatë dhe transparent për fazat apo segmentet e ndërtimit aty ku janë bërë ndërhyrje. Gjëja e parë që do bëjmë është ndërhyrje në infrastrukturën lidhëse mes fshatrave pasi nuk është bërë asnjë investim për këto rrugë lidhëse me aksin qendror dhe fshatrat me njëri tjetrin.

Një pjesë e rrugëve kanë ndonjë studim tek tuk të mbetur në letër, që në fillim të mandatit do të hartohet një rrjet studimesh të menjëhershme për ndërtimin e këtyre rrugëve, Dhe menjëherë do të nisim ndërtimin e tyre.

Një tjetër problem po aq kryesor në Bashkinë Finiq janë pronat, të cilat janë një problem i madh. Prej 25 vjetësh njerëzit kanë marr pronat, janë pronarë por nuk kanë marr tapitë. Kanë shumë problem me institucionet shtetërore veçanërisht me hipotekën dhe ne do ti zgjidhim këto probleme.

Cilat janë ndërhyrjet që ju planifikoni të ndërmerrni brenda vitit të parë të mandatit tuaj për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, godina arsimore, apo shëndetësore në bashkinë e Finiqit?

Në këtë bashki të madhe prioriteti i parë në lidhje me shkollat është që duhet të ndërhyjmë në shkollën e mesme të Livadhjasë si fillim. Në Dhivër aty ku ka pak nxënës do të ndërhyjmë për të rregulluar funksionin e shkollës. Si dhe në fshatrat e tjerë do të përkujdesemi për infrastrukturën. Për shëndetin ne do të rikthejmë në fshatin Theollogo ambulancë ne fshatit, si dhe të përmirësojmë qendrat shëndetësore me infrastrukturën dhe personelin do ta kërkojmë të jenë infermiere.

A keni një listë kriteresh për emërimin dhe shkarkimin e administratorëve të njësive administrative të bashkisë Finiqit dhe cilat janë ato?

Në fakt do të zbatojmë ligjin për strukturën por do të vendosim njerëz me popullaritet në zonë dhe natyrisht të shkolluar. Pjesë e administratës mendoj se do të mbeten edhe ata punonjës që kanë statusin e nëpunësit civil apo që kanë raporte shumë të mira me punën që bëjnë. Kriteri i vetëm është të jenë të arsimuar, profesionistë të mirë dhe ti shërbejnë komunitetit.

Cilët mekanizma do të ndërtoni në mënyrë që të siguroni pjesëmarrjen dhe konsultimin me qytetarët në procesin e vendimmarrjes së bashkisë?

Për çdo raport me publikun është që çdo vendim që do merret me këshillin bashkiak do merren pasi të jenë diskutuar me banorët mbi problematikën. Do të përdorim natyrisht raportet e kryetarëve të fshatrave. Si dhe informimin e banorëve rregullisht përmes informacionit public pasi të diskutohet me popullin. Njerëzit do të dëgjohen dhe do të informohen në kohë me transparencë. Është hera e parë që forca politike që unë përfaqësoj kandidon në këtë zonë me kandidatë të sajin…pra kjo demokraci e brishtë do të jetë një sfidë pune për të krijuar komunikim duke respektuar ligjin dhe kompetencat e kryetarit të bashkisë.

Çfarë do të bëni për të rikthyer në punë fushën e Vurgut?

Ne do bëjmë përpjekje që ata që kanë marrë pjesën apo pronën e tyre do kërkojmë që ata ta vënë në funksion tokën të punojnë rregullisht. Dhe ne do të nxisim njerëzit të punojnë përmes subvencionimeve. Gjëja e parë që kërkojnë njerëzit nga takimet e para që kam kryer kërkojnë rrugët dhe pronën. Njerëzit duan të dijnë si të shkojnë në pronën e tyre dhe natyrisht ku i kanë kufijtë realë të pronës. Ne do të bëjmë një hartë të afishuar me kufijtë pronorë që njerëzit të kenë informacion. Rrjeti i kanalizimeve do të jetë një pjesë e punës sonë për sistemimin e rrjetit dhe krijimin e programeve mbështetëse për fermerët. Ne do të aplikojmë më vonë edhe për projekte rehabilituese. Natyrisht do të bashkëpunojmë me pushtetin qendror. Gjithçka për një klimë mbështetëse që njerëzit të ndihen të motivuar për të punuar. Jam duke detajuar një projekt të përfshirjes së fermerëve në interesa të përbashkëta. Do të jemi politikë bërës të mirë si dhe administrator të pyjeve dhe kullotave në juridiksionin e bashkisë Finiq.

Çfarë do të bëni në funksion të shërbimit të transportit të nxënësve nga fshatrat e largëta nga shkolla?

Në çdo fshat siç e thash dhe më parë do ti përmirësojmë. Si fillim në ato shkolla ku gjendja është jo e mirë do të mundësojmë linjën e transportit ditor për ti çuar nxënësit në shkollën më të afërt dhe më cilësore. Mendoj se është e rëndësishme shumë dhe mbështetja e programeve në shkolla me fëmijët që vijnë së bashku me prindërit nga emigracioni në Greqi. Për të patur mundësi të arsimimit në vendbanim dhe natyrisht për të zvogëluar sa më shumë problemet që ndeshen këto familje kur kthehen nga emigracioni.

Çfarë do të bëni për të pastruar pikën turistike të Syrit të Kaltër dhe për të zhvilluar ekoturizmin në bashkinë tuaj?

Njerëzit duhet të informohen si jashtë dhe Brenda vendit për pasuritë që ka zona jonë. Ne kemi në kufijtë tanë Finiqin Parkuan Arkeologjik si dhe Syrin e Kaltër, kemi disa burime dhe oaze me drurë që shfrytëzohen nga banorët për piknike festash, kemi manastire të njohura si ai i Mesopotamit dhe Kostarit, objekte që duke qenë në territorin tonë dhe pse janë pronë e shtetit apo e kishës janë një mundësie mirë për të krijuar të ardhura nga vizitorët. Në si bashki do të sistemojmë sistemin e pastrimit dhe natyrisht do të rrisim informacionin reklamë për resurset e zonës sonë. Ndërtimi i aeroportit në Vrion natyrisht që do japë më shumë mundësi si për punësimin dhe për turizmin familjar.