Interview10 Jun 2015

Shuaip Beqiri: Duhet zhvillim i qëndrueshëm

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e re Konispol premton se do të përqendrohet te shfrytëzimi i potencialit bujqësor dhe blegtoral të zonës.

Author: Laureta Roshi BIRN Konispol
Print

Shuaip Beqiri

Shuaip Beqiri

Cili mendoni se është problemi më i madh i Bashkisë së Konispolit dhe çfarë hapash do të ndërmerrni për të zgjidhur problemin gjatë mandatit tuaj?

Unë kam hyrë në këtë sfidë për t’i ofruar bashkisë së re të Konispolit zhvillim ekonomik afatgjatë, shërbime cilësore për qytetarët, promovim të vlerave të zonës, kthimin e besimit te qytetarët dhe ndërtimin e një të ardhmeje premtuese për brezin e ri. Kjo zonё do tё zhvillohet duke konsideruar dhe duke u bazuar tek potencialet e qenësishme tё saj. Potenciale tё tilla janё bujqësia dhe blegtoria, prandaj shikoj si nevojë emergjente ndërhyrjen nё kёta sektorё, duke pasur këtu parasysh karakterin ekonomik mbarë zonës. Këto potenciale mund të shfrytëzohen nëpërmjet sigurimit të mbështetjes me investime të qeverisë shqiptare në të gjitha hapat, duke filluar nga prodhimi deri te gjetja e një tregu të sigurt bujqësor dhe blegtoral.

Cilat janë ndërhyrjet që ju planifikoni të ndërmerrni brenda vitit të parë të mandatit tuaj për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, godina arsimore, apo shëndetësore në bashkinë e Konispolit?

Ndërhyrja emergjente brenda vitit të parë të mandatit është përmirësimi i infrastrukturës rrugore, sidomos në akset rrugore Ninat-Janjar, Shkallë-Vrinë, Shalës-Vërvë,  rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatit Vrinë, Shëndëlli, akset kryesore në tokat bujqësore (akset që lidhin rrugët nacionale me tokat bujqësore) dhe rrugët e brendshme të fushave bujqësore. Prioritete të tjera janë zgjidhja e furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë hapësirën e bashkisë, përmirësimi i infrastrukturës në të gjitha kopshtet dhe shkollat, si dhe rehabilitimi i të gjitha qendrave shëndetësore e sigurimi i mbulimit me shërbim shëndetësor për të gjithë territorin.  Pikat kyçe qё kanё nevojё emergjente pёr ndёrhyrje nё fushёn e shёrbimeve janё furnizimi i rregullt me ujё tё pijshёm, si dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane, duke kontribuar nё njё mjedis mё tё pastёr dhe mё tё shёndetshёm.  Ndёrtimi i Rrjetit tё ri tё Ujёsjellёsit Konipol dhe Janjar janё vendosur nё prioritetet e Kёshillit tё Qarkut Vlorё pёr vitin 2015, ndaj duhet koordinuar puna me Kёshillin e Qarkut, qё projekti tё zbatohet me efektivitet maksimal, duke çuar drejt zgjidhjes sё njё problemi shumёvjeçar.

A keni një listë kriteresh për emërimin dhe shkarkimin e administratorëve të njësive administrative të bashkisë Konispol dhe cilat janë ato?

Njё aspekt i rёndёsishёm i platformёs sime ёshtё pёrmirёsimi i shёrbimeve publike. Ky ёshtё njё proces qё do tё fillojё me reformimin e administratёs publike, duke ndёrtuar njё aparat organizativ dhe profesional nё funksion tё njё shёrbimi mё tё mirё nё dobi tё komunitetit. Natyrisht nё reformimin e adminstratёs do tё do tё bazohemi tek parimi i llogaridhёnies, i eficencёs, parimi i bashkёpunimit, etj. Do tё ndёrtohet njё administratё qё do tё jetё vetёm nё shёrbim tё qytetarit dhe interest publik, duke u larguar nga klientelizmi dhe burokracia. Përzgjedhja e administratës që do të garantojë realizimin e platformës së ASHE-së për zhvillimin e zonës sonë do të mbështetet mbi këto kritere: profesionalizmi, njerëz kompetentë dhe me formimin e duhur sipas fushave përkatëse. Në administratën e re do të përfshihen njerëz që të kenë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese me komunitetin. Së treti, njerëzit që i karakterizon dashamirësia dhe gatishmëria për t’u shërbyer qytetarëve dhe përgjegjshmëria e lartë qytetare.

Cilët mekanizma do të ndërtoni në mënyrë që të siguroni pjesëmarrjen dhe konsultimin me qytetarët në procesin e vendimmarrjes së bashkisë?

Pёr tё siguruar njё pjesёmarrje tё qenёsishme tё qytetarёve, duhet qё tё garantohet pёrfshirja e tyre nё procesin e vendimmarrjes. Sё pari, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme në shërbim rigoroz ndaj qytetarit.  Padiskutim, mbledhjet e këshillit të bashkisë do të jenë të hapura për qytetarët, si dhe do tё mundёsohet ngritja e këshillit të qytetarëve. Do tё sigurohet përfshirja në vendimmarrje e grupeve të interesit, në përputhje me detyrimet ligjore.

Çfarë mund të presin banorët e bashkisë brenda mandatit tuaj në ndihmë të sektorit bujqësor e blegtoral?

Nё fushёn e bujqёsisё vijmё nga njё e kaluar qё ka histori suksesi, po edhe histori jo tё suksesshme. Prioritare do të jetë ndërtimi i infrastrukturës rrugore brenda fushave bujqësore. Me kompetencat e reja që merr bashkia, institucionet e varësisë si Ndёrmarrja e Ujёrave dhe Bordi i Kullimit do të reformohen për të vepruar me emergjencё pёr pastrimin dhe vёnien nё funksion tё kanaleve kulluese dhe vaditёs.  Do tё ishte thelbёsor hartimi i planeve 5-vjeçare, por edhe planeve mё afatgjatё, duke bashkёpunuar nё nivel mё specifik me pushtetin qendror dhe duke krijuar njё vizion tё qartё. Nё drejtim tё zhvillimit bujqёsor, i rёndёsishёm ёshtё ndёrtimi i magazinave dhe pikave moderne tё grumbullimit, qё do tё shёrbejnё pёr ruajtjen e prodhimit nё kushte optimale dhe duke krijuar fleksibilitet nё ofrimin e prodhimit nё treg.

Edhe blegtoria ёshtё njё aspekt i lidhur me bujqёsinё. Duhet qё pushteti vendor t’i qёndrojё mё pranё blegtorit, duke nxitur prodhimin e blegtorёve migratorё, por edhe duke stimuluar me financime konkrete krijimin e fermave me regjim tё brendshёm stallor. Njё blegtori e tillё i pёrafrohet shumё blegtorisё moderne, duke iu pёrshtatur normave dhe standarteve bashkёkohore. Pёr kёtё bashkia Konispol, si njёsi e re administrative duhet tё negociojё nё mёnyrё tё vazhdueshme jo vetёm me qeverinё, por edhe me donatorё privatё, duke vёnё nё funksion asete tё tёra publike nё pronёsi tё vet. Duke u fokusuar edhe tek astetet publike tё cilat pёrbёjnё njё sipёrfaqe prej qindra deri nё mijëra hektarë pyje, kullota, por edhe toka bujqësore nё administrim dhe pronёsi tё njёsisё vendore, nevojitet qё tё hartohen programe shfrytёzimi afatgjatё, duke ruajtur edhe ekuilibrat mjedisorё, por duke iu dhёnё shtysё sipёrmarrjeve mё tё mёdha. Marketingu i prodhimit bujqёsor dhe blegtoral dhe krijimi i lehtësirave për bujqit dhe fermerët, si domosdoshmёri nё kushtet e njё tregu tё konkurrues, do tё aplikohet si njё instrument qё mund tё sjellё pёrfitime shtesё.

Çfarë mendoni se është gjëja e duhur për të bërë me vijën bregdetare të Bashkisë  Konispol?

Një pjesë e kësaj vije është pjesë e Parkut Kombëtar (Ligatinor) të Butrintit, zonë e mbrojtur me aktet normative në fuqi, një zonë që mbart vlera të veçanta në aspektin historiko-kulturor, ashtu edhe për biodiversitetin. Për pjesën tjetër të vijës bregdetare do të rakordojmë për një harmonizim më të mirë në interes të zhvillimit turistik dhe të zgjidhjes së çështjes së pronësisë.