Curriculum Vitae11 May 2015

Gjergj Bojaxhi, I Pavarur, CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i pavarur për bashkinë Tiranë.

Author: BIRN Tiranë
Print

Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi

Kam lindur me 28 mars 1974 në Tiranë. Shkollën e mesme e kam filluar në Gjimnazin Petro Nini Luarasi në Tiranë dhe e kam përfunduar në Baltimore City College në Baltimorë (SHBA) në vitin 1993. Studimet universitare i kam kryer në Saint John’s College në SHBA në periudhën 1994-1997. Në periudhën 2001-2003 kam kryer studimet master për marrëdhënie dhe zhvillim ndërkombëtar në Universitetin John Hopkins në Uashington.

Karrierën profesionale e kam nisur si analist i menaxhimit të riskut në bankën Bankers Trust (Nju Jork) në periudhën 1997-1998. Në vitin1999 kam punuar si koordinator i asistencës së Ambasadës Britanike për menaxhimin e krizës së shqiptarëve të dëbuar nga Kosova nga regjimi i Millosheviçit. Në periudhën 2003-2005 kam punuar si ekspert në Bankën Botërore në Uashington. Në shtator 2005 jam emëruar Zëvendës Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Në periudhën 2007-2009 kam drejtuar Korporatën Energjitike Shqiptare dhe gjatë vitit 2010 Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Në periudhën 2007-2011 kam shërbyer si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Që prej tre vjetësh jam administrator i një kompanie me pronësi italo-shqiptare për importin e hidro-karburave, ku jam njëkohësisht aksioner pakice.

Pasioni im kryesor është alpinizmi dhe kam ngjitur disa nga majat më të larta të botës. Në vitin 2012, për 100 Vjetorin e Pavarsisë, bashkë me katër alpinistë të tjerë pushtuam majën e Everestit. Kultivimi i produkteve bio është një tjetër pasion i imi.

Jam i martuar, me dy fëmijë