Interview3 Jun 2015

Florian Qama: Bashkia e Poliçanit, një derë e hapur për çdo qytetar

Kandidati i djathtë për bashkinë e Poliçanit, një profesor në profesion e vendos arsimin në krye të prioriteteve dhe premton që asnjë fëmije të bashkisë së tij të mos i mungojë dija.   

Author: Erjola Azizolli BIRN Poliçan
Print

Florian Qama

Florian Qama

Cili mendoni se është problemi më i madh i Bashkisë së Poliçanit dhe çfarë hapash do të ndërmerrni për ta zgjidhur këtë problem gjatë mandatit tuaj? 
Unë mendoj se Shqipëria është një vend i vogël, por me problematika të mëdha. Sikurse është edhe Bashkia e Poliçanit . Një nga problemet që ka Poliçani është se mungon një njësi administrative në shërbim të qytetarëve. Pra, krijimi i një njësie administrative në shërbim të qytetarëve është një ndër hapat kryesore që do të ndërmarr. Sigurisht, këtu e fjalën për ndërtimin e një sistemi jo vetëm administrativ që të funksionojë teorikisht si një bashki, por  në radhë të parë të jetë një qeverisje  e  vetë qytetareve në bazë  të meritës së tyre, duke u dhënë prioritet, aftësive dhe punësimit të tyre. Dua të theksoj se krijimi i kësaj njësie administrative lidhet edhe një nga sfidat që unë e konsideroj si një nga hapat e para që do të ndërmerren nga ana ime si kryebashkiak, dhe kjo ka lidhje me largësinë rrugore me komunën e Terpanit. Pra, për Bashkinë e re të Poliçanit, do të këtë një njësi administrative edhe për banorët e Terpanit, duke marrë parasysh edhe terrenin e thyer malor dhe problemet me dëborën që ka gjatë dimrit.
Cilat janë ndërhyrjet që ju planifikoni të ndërmerrni brenda vitit të parë të mandatit tuaj për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, godina arsimore apo shëndetësore në bashkinë e Poliçanit?
Për të qenë sa më funksionale si Bashki, Poliçani duhet të afrojë më shumë fshatrat përreth me qytetin. Pra, Infrastruktura rrugore është instrumenti i duhur për të depërtuar në këto fshatra dhe për t’ju shërbyer atyre. Unë mendoj se njerëzit nga politika nuk kërkojnë shumë, sepse duke kërkuar shumë ata kuptojnë që mund mos i marrin dhe presin ato që duan. Por duke qenë më afër tyre në gjërat e vogla dhe jetësore, ato do krijojnë besimin që Bashkia e Poliçanit, së pari dëshiron të jëtë në shërbim të çdo banori, kudo qoftë ai. Pra, rrugët e prishura do të rikonstruktohet, do  të ndërhyhet në çdo shkollë dhe kopsht me problematike, duke ndërhyrë për të plotësuar kushtet bazë dhe të nevojshme për zhvillimin e orëve të mësimit apo edukimit të tyre në kopshte. Si një profesor, me eksperiencë të gjatë në arsim, mendoj se askush më shumë sesa një kandidat dhe nesër një kryetar bashkie do
të dije të adresojë dhe të kurojë çdo problem në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe nxënësve. Ndaj, dua të theksoj se për çdo fshat do të merren masat që askush nga fëmijët të mungojë në marjen e dijeve për ta.
A keni një listë kriteresh për emërimin dhe shkarkimin e administratorëve të njësive administrative të bashkisë Poliçan dhe cilat janë ato?
Parimi im në jetë është puna aftësia dhe dinjiteti. Lejomëni, t’ju theksoj se të gjitha emërimet në bashkinë e Poliçanit do të ketë si bazë meritën dhe aftësinë. Ndërsa shkarkimet do të shkojnë në një drejtim me çdo vërejte apo shkelje që i bëhet ligjit. Nuk tolerohet asnjë abuzim me ligjin, duke filluar nga gjërat më të vogla dhe ndofta më pak të rëndësishme e duke përfunduar në ato më të mëdhatë.
Cilët mekanizma do të ndërtoni në mënyrë që të siguroni pjesëmarrjen dhe konsultimin me qytetarët (sidomos atyre të zonave rurale) në procesin e vendimmarrjes së bashkisë? Bashkia e Poliçanit do të jetë një derë e hapur për çdo problem, të çdo qytetari, por sidomos të banorëve në zonat rurale. Unë besoj se suksesi fillon nga A-ja dhe për mua kjo punë nis nga fshati, duke zgjidhur çdo problem të tyrin, në emër të detyrës morale dhe ligjore që do më jepet në rast se un behëm kryetar bashkie. Në bazë të ndryshimeve në kodin zgjedhor, tanimë në këshillin bashkiak do të jenë të përfaqësuar 50 % gra. Ndërkaq, çdo problem i tyre do adresohet në bashki, në sajë të strukturave që do të ndërtohen në çdo fshat, për tju ardhur në ndihmë banoreve.
Cilët janë hapat konkretë që do të ndërmerrni lidhur me nxitjen e turizmit malor dhe ekoturizmit të qendrueshëm në këtë bashki gjatë këtij mandati?

Qyteti i Poliçanit vuan  nga  mungesa  e  jetës  sociale  nuk ka  liri  as  jetë  sociale  jeta  është  monotone  ecën  si një  cikël  dhe  përsëritet  çdo  ditë  i njëjti  proces, duhen  ambiente  tërheqëse  për  turistët  kjo  zonë  ka  shumë  kisha,  kala  të  vjetra  si  ajo  e  Tomorrit  e  Peshtanit  e  Vojakut  e  Rehovës, etje  të  tëra  do  ti nënshtrohen një  projekti  për  restaurim që  të  thithin sa  më  shumë turistë.  Problem tjetër  është  aktualisht  furnizimi me ujë për shkak të vjetërsimit të rrjetit të shpërndarjes, pavarësisht se burimet ujore të zonës janë të pafundme.  Bazuar në këto resurse, si kryetar bashkie do të hartoj politika nxitëse për ngritjen e ndërmarrjeve për shfrytëzimin dhe paketimin e ujit, çka do të mundësonte dhe hapjen e vendeve të reja të punës për banorët e zonës.
Çfarë hapash do të ndërmerrni gjatë vitit të parë të mandatit tuaj lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane në të gjithë bashkinë?
Do  të  krijohet një  landfill  në  një  zonë  të  caktuar  që  mbetjet  urbane  mos  të  hidhen  më  në  përrenj  dhe  lumin  e  Osumit.  Çdo mbetje  do të  grumbullohet  në  çdo  fshat,  do të  ketë  punonjës  që  do  të  pastrojnë  ambientin.  Prioritet  do kenë  zonat  malore  dhe  parqet  kombëtare  si  zona  e  Tomorrit  dhe  Parku i  Ballollit  .
Cilët hapa konkretë do të ndërmerrni gjatë këtij mandati për mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve dhe zonave të mbrojtura të bashkisë së re?
Bashkia e Poliçanit do të mbrojë parkun kombëtar të Tomorit nga prerjet e paligjshme të pyjeve si dhe do të duhet të kujdeset për infrastrukturën e komunës Tërpan, e cila shpesh gjatë dimrit bllokohet nga dëbora. Rrugët  parësore  do të  jenë  në  rikonstruksion  si  rruga  e  fshatit  Kapinovë,  Ura  e  Drenovës,  Rruga  e  Peshtanit  dhe  e  fshatit Lybeshë,  rruga  nga  fshati  Karkanjos  deri në  Tomorr  të  Madh  dhe  të  Vogël,  rruga  që  lidh  Tërpanin  me  Poliçanin  deri në  Rehovë  do të  rikostruktohet  dhe  rruga  e  Parkut  Kombëtar të  Ballollit  që të  thithi  sa  më  shumë turistë  në  zonën  e Terpanit. Do të pengohet  prerja  e  pyjeve  sidomos në  komunën Tërpan  dhe  Vërtop  dhe  do  të  mbillen pisha  në  çdo  rrugë  malore.