Curriculum Vitae15 May 2015

Anton Kokaj, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Malësi e Madhe

Author: BIRN Tiranë
Print

Anton Kokaj

Anton Kokaj

Lindur më 12 Prill 1966, Malësi e Madhe

Profesioni: Jurist

Anton Kokaj vjen nga një familje e njohur e Malësisë. I shkolluar si jurist ai i thelloi njohuritë dhe kreu master në cështjet e të drejtës administrative e kushtetuse.  Ai është ndër njerëzit më aktiv dhe me ndikim në jetën politike dhe shoqërore të zonës. Një përfaqësues i denjë i komunitetit malësor, Antoni ka një karierë të pasur si zyrtar i shtetit, fillimisht në policinë financiare, si dhe ka shkëlqyer edhe më shumë si një administrator në sektorin privat. Në bizneset ku Antoni është përfshirë si aksioner, apo si manaxherë janë punësuar dhjetra e qindar. Ai ka një aktivitet në fushën e nënprodukteve të hidrokarbureve, në përpunimin e duhaneve, por edhe në ndërtimin e infrastrukturës që e ka shtrirë në gjithë vendin, jashtë kufijve të Shqipërisë.

Me punën e tij, në vitet Antoni ka fituarm besimin e qytetarëve si një njeri që me guxim e kurajo me aftësi menaxheriale e zotësi ka ditur të krijoj ndryshim, ka ditur të krijojë punësim, ka ditur të ndrejë porjekte infratrukture. Janë pikërisht ato që I duhen sot Malësisë. Anton Koka vjen si njeriu që kërkon të sjellë ndryshim në Malësinë e Madhe, në vendin që i dha forcën dhe krenarine. Anton Koka ka një projekt të qartë se Malësisë i duhet zhvillim i integruar. I duhet një program i madh urban që të integrojë gjithë zonat në një hapsirë të përbashkët ekonomike, ku të ketë punë e mirëqenje për të gjithë malësorët. Bashkia e Malësisë së Madhe me Antonin do të jetë në shërbim të cdokujt, pa asnjë dallim. Me Antonin Malsëia e Madhe të ketë Bashkinë dhe administratën e Punës dhe Dinjitetit.