Interviste16 Qer 2015

Ahilea Deçka: Do të ndërtoj rrugët e fshatrave

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Dropull premton shërbime komunale për banorët.

Autor: Raimond Kola BIRN Gjirokastër
Printo

voteNë cilat drejtime mendoni të përqendroni punën tuaj nëse fitoni postin e Kryetarit të Bashkisë së Dropullit ?

Reforma administrative solli bashkimin e tre komunave dhe krijimin e bashkisë së Dropullit –Pogon si njësi e qeverisjes vendore me veçoritë që e karakterizojnë. Programi që paraqesim është bazuar kryesisht:

  1. a) Krijimin e bashkisë me shërbime bashkëkohore në funksion të qytetareve demokracisë parlamentare dhe frymës së kushtetutës.

b)Sistemi antropoqendrik me nxitjen e shoqërisë civile silogjeve bashkatdhetarëve kudo që jetojnë me qëllim pjesëmarrjen në vendimmarrje.

c)Nxitjen e punësimit me qëllim rritjen e prosperitetit të banorëve të bashkisë.

d)Krijimin e kushteve të favorshme për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar si pjesë e Bashkimit Europian.

Çfarë do të bëni për përmirësimin e infrastrukturës në disa prej zonave të minoritetit ?

  1. a) Përfundimin e aksit rrugor për në fshatrat e Pogonit.
  2. b) Përfundimin dhe asfaltim të rrjetit rrugor të fshatrave (Mulli- Selo, Pepeli, Radati, Vrahogoranxi, Kran etj) dhe përmirësimin e rrjetit ekzistues.
  3. c) Rigjenerimin e rrjetit elektrik.
  4. d) Furnizimin me ujë të pijshëm për 24 ore duke shfrytëzuar burimet natyrore (Manxifa, Selo, Gryka dhe burimet e vogla vendore).
  5. e) Pastrimin e rrjetit kullues dhe vaditës në fushën e Dropullit.
  6. f) Krijimin e hartës se zhvillimit të përgjithshëm urban të bashkisë.

Si mendoni të mbështesni sektorin arsimor dhe ku do të ndërhyni konkretisht?

Përmirësimin e kushteve në shkollat ekzistuese të Dervicianit dhe Bularatit për mësimdhënien e gjuhës amtare dhe zhvillimin të programeve në koordinim të Ministrisë Arsimit Sportit dhe ndihmesës për transportimin e nxënësve.

Si do të punoni  për një menaxhim të ri të mbetjeve urbane në zonat  e bashkisë  suaj?

Në bashkëpunim me bashkinë e Gjirokastrës do koordinojmë që mbetjet tona të menaxhohen me programin e zgjeruar.

Si do shpërndani investimet nga fshatrat me shumë banorë në zonat më të thella ?

Pro-rata. Në bashkëpunim me këshilltaret dhe personelin shkencor do të garantoj barazinë e ligjit dhe të fondeve duke pasur si kriter problemet e çdo zonë.

A keni plane  për zhvillimin e turizmit kulturor natyror dhe religjioz (kisha të vjetra dhe manastire)  dhe çfarë mendoni për zhvillimin e këtij turizmi në zonën  e Sotirës ?

Zhvillimi kulturor parashikohet me kapitull të veçantë në programin tim.

  1. a) Krijimin e drejtorisë për kulturën.
  2. b) Forcimi e traditave kulturore dhe fetare të komunitetit tonë.
  3. c) Krijimin e muzeumit të Bularatit për Epokën 1940.
  4. d) Nxitjen e vullnetarizmit për vepra bamirësie.
  5. e) Krijimin e muzeumit të Dervicianit me vepra arti.
  6. f) Lidhjen me aksin rrugor të Panajase së Peshkopisë që daton prej 1100 vjetësh, të manastirit të Goranxisë, të amfiteatrit të Sofratikës etj.
  7. g) Nxitjen e turizmit në zonën e Sotirës me hapjen e rrugës dhe zhvillimin të turizmit familjar dhe aktiviteteve të ndryshme.

Si do të administroni më mirë territorin dhe a do të kufizoni dëmtimet që vihen re sidomos me hapjen e guroreve apo shfrytëzimin pa kriter të  sipërfaqeve pyjore?

Me ligjin e ri sipërfaqet pyjore dhe livadhet do kalojnë në administrim të bashkisë. Krijimi i policisë bashkiake dhe mirëadministrimi i bimëve medicinale, shfrytëzimi me kriter i guroreve dhe rimbledhjen e tyre me pemë do të jetë qëllimi ime primar.

Si mendoni të zhvilloni në programin tuaj katërvjeçar agro biznesin në këtë zonë dhe cilat janë disa nga drejtimet konkrete ?

Veçoria kryesore e baskisë sonë është se fusha e Dropullit mund të kthehet në burim pasurimi të banoreve të saj, prandaj do ketë subvencionime të fermerëve dhe krijimin e kushteve për shijen e produkteve të tyre.

Sa  vend zë në programin tuaj etnokultura dhe çfarë aktivitetesh mendoni të zhvilloni për të ruajtur vlerat më të mira të kësaj zone ?

Për afrimin e të rinjve me kulturën dhe traditat tona ka të bëjë kryesisht me një serë aktivitetesh të grupeve polifonike të veshjeve tradicionale dhe grupit të valleve, që do t’i përkasin drejtorisë së kulturës.

Cilat janë disa nga raportet që mendoni të ndërtoni me biznesin e madh në këtë  zonë në funksion të projekteve komunitare ?

Biznesi i madh është i stabilizuar në bashkinë e Dropullit dhe në do t’i ndihmojmë me rrjete të veçantë të energjisë elektrike dhe çdo kërkesë tjetër që do të ketë biznesi.