Curriculum Vitae15 May 2015

Bashkim Shehu, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Kukës

Author: BIRN Tiranë
Print

Bashkim Shehu

Bashkim Shehu

Lindur më 15 Maj 1978, Kukës

Profesioni: Jurist

Bashkim Shehu është diplomuar fillimisht për Juridik në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka mbaruar dhe Akademinë e Policisë në Universitin e Ankarasë, Turqi. Në vijim, zoti Shehu ka kryer një sërë trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë, rendit si dhe menaxhimit në projektet e zhvillimit.

Zoti Shehu ka një eksperiencë të madhe pune në fushën e rendit. Ai ka punuar në Ministrinë e Brendshme, në komandën e sigurisë, si dhe në sektorin antitrafik të policisë së Tiranës. Ai ka drejtuar Departamentin e Policisë në Aeroportin e Rinasit (Nënë Tereza), ndërsa në një periudhë dy vjeçare ai ishte Drejtor për sigurinë në një kompani kanadeze me filial në Shqipëri. Rikthehet në administratën publike si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve ku punoi për tre vjet. Përgjatë një viti z. Shehu drejtoi Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.  Nga kjo përvojë e pasur në çështjet e rendit dhe sigurisë, z. Shehu u zgjodh drejtues i  Departamentit të Rendit dhe Çështjeve të Sigurisë në Partinë Demokratike.

Bashkim Shehu është lindur e rritur në Kukës ndaj angazhiminn e tij për këtë qytet dhe krahinën e Kuksit e ka një komponente të përhershme. Me vizionin e një politikani të ri dhe energjik, Bashkimi vjen sot para qytetarëve të tij si një njeri i formuar dhe i provuar në administrimin. Gjatë viteve në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit ai ka pasur përgjegjësinë për menaxhimin e stafit dhe punëve komplekse të ministrisë dhe institucioneve të varësisë që ishin të fushave dhe natyrave të ndryshme.  Në këtë funksion ai ka bashkëpunuar me institucionet të shumta vendase e të huaja për koordinimin e projekteve të rëndësishëm në fushën e turizmit dhe kulturës. Bashkimi ka zotësitë dhe vizionin për të krijuar hapsira dhe mundësi për më shumë punësim, për më shumë zhvillim ekonomik, për më shumë shërbime dhe për një jetë shpirtërore e kulturore të pasur për Kuksin.