Interview1 Jun 2015

Besjon Tafani: Si do t’i zgjidh problemet e Dumresë

Kandidati i pavarur për bashkinë e Belshit premton thyerjen e monopolit në tregtinë e duhanit dhe hartimin e një plani afatgjatë për vaditjen dhe ujin e pijshëm në zonën urbane dhe atë rurale.   

Author: Bardha Nergjoni BIRN Belsh
Print

besjon-tafaniCili mendoni se është problemi më i madh i Bashkisë së Belshit dhe çfarë hapash do të ndërmerrni për ta zgjidhur këtë problem gjatë mandatit tuaj?

Për bashkinë e re Belsh apo siç i themi ndryshe, për zonën e Dumresë, problematikat janë të shumta. Nëse do më duhej të rendisja më të mëdhatë, ato janë:

-Kostot e larta që përballojnë banorët për prodhimin e duhanit dhe produkteve bujqësore.

-Gjetja e tregut më të mirë të shitjes së tyre.

-Probleme mjaft serioze me mbetjet urbane në të gjithë zonën.

Siç mund ta dini Dumreja është zonë rurale ku baza e ekonomisë vendase është prodhimi bujqësor dhe ai i duhanit. Që të dyja këto prodhime janë të një cilësie të lartë, por që për arsyet e keqmenaxhimit kostot e prodhimit për banorët e zonës janë tepër të larta, çka vështirëson konkurrimin e tyre në treg, si dhe ekzistenca e një situate monopoli në mbledhjen e duhanit, bën që çmimi i tij të jetë i ulët. Zona e Dumresë ka shumë liqene natyralë në të cilat para shumë vitesh janë ndërtuar disa stacione pompash të cilat janë jashtë funksioni. Administrata e bashkisë se re Belsh, nëpërmjet stafit teknik të saj dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare, do të hartojë një plan afatgjatë për vaditjen dhe ujin e pijshëm në të gjithë zonën. Për këtë do të futemi në bisedime të menjëhershme me kompaninë norvegjeze Statkraft, e cila është duke investuar në lumin Devoll për të ndërtuar Devolli Hydropoëer. Njëra prej digave të saj është ajo e Banjës, në projektin e të cilës parashikohet një kanal shkarkimi, i cili është studiuar vite më parë për të kaluar në të gjithë zonën e Dumresë duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problematikës së vaditjes në Dumre. Do bëjmë maksimumin ta realizojmë këtë projekt pasi është zgjidhje përfundimtare për këtë problematikë të zonës.

Gjithashtu, do të ngremë një zyrë të veçantë e cila do të merret me kontaktimet e të gjithë tregtarëve më të mëdhenj të duhanit në Europë dhe më gjerë, për të arritur thyerjen e situatës monopol të mbledhjes së duhanit në zonën e Dumresë. Deri me tani po ju përmend vetëm disa prej firmave tregtuese europiane të cilat do të kontaktohen për të marrë prodhimin tonë:

  1. Tabacco Sale Ltd. 40, Sofia str., office 8, Bulgaria

Amini Tobacco Company, Hohenbornëeg 5, Germany

Cut&Acute;n Roll Kb, Norra Lundby Lidangen, Germany

Peg Resources, 4 Rue Du Lievre, Switzerland

Davidoff & Cie.Sa, 2, Rue de Rive, Sëitzerland

Tabac Distribution Sa Tadisa, 51, Avenu Des Communes-Reunies, Sëitzerland

Icem-International, 20, Rue Auguste Michel, France

  1. T. S. S. R. L., Via Po no. 6, San Giustino, Pg, Italy

Godioli & Bellanti S.P.A., Via R. Morandi 18, Italy

A-DG., Hinterëartstein 6635163 Mattsee, Austria

Bashkia e re do të luaj rol ndërmjetësues dhe garantues për të dy palët.

Për sa i përket mbledhjes së mbeturinave që i gjej kudo ku shkoj, do të organizojmë të gjithë stafin e bashkisë dhe do ndërgjegjësojmë shkollat e zonës për të bërë një pastrim te përgjithshëm, kuptohet në ndihmë të drejtorisë së pastrimit, e pas kësaj do te menaxhohet situata në vazhdimësi në mënyre që të kemi një ambient të pastër për të gjithë qytetaret duke përmirësuar cilësinë e jetës sonë.

Cilat janë ndërhyrjet që ju planifikoni të ndërmerrni brenda vitit të parë të mandatit tuaj për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, godina arsimore apo shëndetësore në bashkinë e Belshit?

Gjatë vitit të parë të mandatit do të realizoj këto përmirësime infrastrukturore:

-Rrugën Belsh-fshati Shtith

-Rrugën Belsh-fshati Shkëndi

Pastrimin e kanaleve kulluese përgjatë rrugëve urbane dhe rurale.

Për sa i përket godinave arsimore do të ndërhyhet në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në qendër të Belshit, e cila është në gjendje të amortizuar, si dhe është shkolla kryesore e zonës së Dumresë dhe prej shume vitesh nuk ka pasur asnjë lloj investimi.

Gjithashtu do të ketë investime edhe në godinat shëndetësore në fshatin Dushk dhe Shelg pasi janë në gjendje të papërshtatshme për të shërbyer.

A keni një listë kriteresh për emërimin dhe shkarkimin e administratorëve të njësive administrative të bashkisë Belsh dhe cilat janë ato?

Për emërimet dhe shkarkimet kriteret bazë do të jenë: arsimi, aftësitë profesionale, rezultatet konkrete në punë. Rekrutimi do të bëhet nëpërmjet konkurseve në bazë të ligjit për administratën publike dhe do të respektohet për këdo statusi i nëpunësit civil.

Cilët mekanizma do të ndërtoni në mënyrë që të siguroni pjesëmarrjen dhe konsultimin me qytetarët (sidomos atyre të zonave rurale) në procesin e vendimmarrjes së bashkisë? (Për hartimin e buxhetit, planit urbanistik, ndërhyrjet në infrastrukturë etj…)

Për vendimmarrje të rëndësishme si plani urbanistik apo ndërhyrjet në infrastrukturë, do të merren paraprakisht mendimet e banorëve të zonës, në mbledhje të rregullta në bashkëpunim me këshilltarët bashkiak të zonave dhe kryepleqtë. Në fund do të merren vendime në mbledhjet e këshillit bashkiak.

Cili është afati kohor brenda të cilit premtoni se do të zgjidhni përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Belshit?

Brenda mandatit të parë do ta zgjidhim përfundimisht problemin e ujit të pijshëm. Do të fillojmë menjëherë në bashkëpunim me qeverinë të kontrollojmë rrjetin ekzistues të ujit të pijshëm dhe të ndërpresim menjëherë lidhjet e paligjshme te cilat përdoren për vaditje, duke sjell një abuzim të madh me ujin e pijshëm. Disa familje e shpërdorojnë për vaditje këtë ujë, e të tjerat nuk kanë ujë për të pirë. Kjo padrejtësi nuk do të lejohet.

Cilët janë hapat konkretë që do të ndërmerrni lidhur me infrastrukturën rurale, veçanërisht garantimit të ujit për vaditje dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese?

Brenda vitit të parë do pastrojmë e do kthejmë në gatishmëri të plotë të gjitha kanalet vaditëse dhe kulluese. Ndërsa për vaditjen që të mos përsëris vetveten, përgjigjen e plotë e keni tek përgjigja e pyetjes së parë.

Nëse ju zgjidheni kryebashkiak, a do të ketë bashkia e re një plan veprimi gjatë këtij mandati në ndihmë të grumbullimit dhe tregtimit të duhanit të zonës? Nëse po, cila është ajo?

Edhe përgjigjen e kësaj pyetje e keni tek përgjigja e pyetjes 1.

Çfarë hapash do të ndërmerrni gjatë vitit të parë të mandatit tuaj lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane dhe ujërave të ndotur?

Brenda vitit të parë do të realizojmë një pastrim gjeneral të të gjithë zonës e do të disiplinojmë hedhjen e mbeturinave urbane në koshat e vendet e caktuara, në bashkëpunim me specialistët e mjedisit dhe policinë bashkiake.