Curriculum Vitae11 May 2015

Besnik Dushaj, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Tropojë.

Author: BIRN Tiranë
Print

Lindur më 20 Gusht 1969, Tropojë

Profesioni: Jurist

I diplomuar për drejtësi, zoti Dushaj ka punuar për disa vite në administratën e Bashkisë Bajram Curri dhe më pas ka drejtuar për dy mandate Komunën Fierëzë. Përgjegjësinë e drejtuesit të zgjedhur lokal ai e ka pasuruar me një sërë trainimiesh në fushën e menaxhimit të qeverisjes vendore në disa vende të BE-së. Pasi spikati si një drejtues lokal i afërt dhe i mbështetur gjerësisht nga qytetarët, Besnik Dushaj është zgjedhur dy herë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si përfaqësues i PD për Qarkun Kukës. Si deputet, z. Dushaj ka shpalosur ndjeshmëri, përgjegjësi dhe angazhim të lartë në zgjidhjen e problemeve të komunitetit dhe ka lobuar për projekte të shumta për përmirësimin e infrastrukturës së zonës. Ai ka qenë gjithnjë përfaqësues dinjitoz dhe i respektuar i komunitetit që e ka votuar. Në karierën e tij politike ka dëshmuar eficiencë dhe përkushtim vecanërisht në vitet që ka mbajtur funksione drejtuese në Degën e PD-së Tropojë, ku ka një mbështetje të gjerë në komunitet. Sot ai rikthehet për ti shërbyer më drejtpërdrejtë qytetarëve të Tropojës që e kanë mbështetur dhe vlerësuar gjithnjë.