Curriculum Vitae13 May 2015

Majlinda Bufi, PS (ASHE), CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë Roskovec.

Author: BIRN Tiranë
Print

Majlinda Bufi

Majlinda Bufi

Majlinda Bufi ka lindur në vitin 1972 në  Roskovec  te  Fierit . Studimet  fillore dhe ato te mesme te pergjithshme i kreu po ne Roskovec me rezultate te shkelqyera .

Ne vitin  1995 ka  mbaruar studimet për Inxhinieri  Ndërtimi pranë Universitetit Politeknik të Tiranës ne degen Inxhinieri  Ndertimi   dhe  me pas perfundoi studimet ne Politika Agrare pranë  Universitetit Bujqësor të Tiranës në vitin 2005.

Karrierën profesionale znj.Bufi e ka orientuar në fushën e inxhinierisë dhe të menaxhimit.

Në vitet  1995-2010 ajo ka qenë  Përgjegjëse e zyrës së urbanistikës pranë Bashkisë Roskovec , Bashkise Ballsh  e më pas menaxhere e supervizionit dhe kontrollit pranë  IC Contracting në Tiranë, si dhe administratore në “Megal Center” shpk  Fier.

Gjate karrieres se saj , duke patur nje angazhim maksimal ne  jeten shoqerore  eshte perfshire heret ne politiken lokale .Prej vitit  1995 ka qene aktive ne strukturat e partise socialiste dhe qe prej vitit 2005 eshte kryetare e deges se  partise socialiste ne Roskovec, anetare e Asamblese Kombetare te PS –se qe prej  vitit 2011 dhe  qe nga viti 2013 anetare  e Parlamentit te Shqiperise Ky angazhim ne jeten politike ka bere qe te  ishte  anetare e Keshillit Bashkiak ne Roskovec prej dy mandatesh dhe anetare e Keshillit te Qarkut te Fierit .

Qenia  pjese e vendimarrjeve lokale e ka bere Majlinden te vetedijshme per nje sere studimesh  alternative  ne kete drejtim dhe per kete qellim  ne vitin 2011 ka qene  pjese e projektit ne Ballkan : “ Per qeverisjen lokale „  me Keshillin e Europes .

Majlinda  flet anglisht dhe italisht dhe momentalisht eshte duke kryer studimet e thelluara ne PHD ne Universitetin Bujqesor te Tiranes .

Si perfaqesuese politike e Roskovecit dhe zones perreth ne Parlament  ne keta dy vjet , i kane mjaftuar asaj per te njohur dhe evidentuar gjithe problematikat , prioritetet ne te gjitha fushat dhe me pas per t‘i  adresuar ato ne menyre te qarte dhe konkrete per zgjidhje ne institucionet  perkatese .