Curriculum Vitae10 May 2015

Fiqiri Ismaili, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Vorë.

Author: BIRN Tiranë
Print

Fiqiri Ismaili

Fiqiri Ismaili

Lindur më 27 Tetor 1965, Vorë

Profesioni: Agronom

I diplomuar për Agronomi në Universiteti Bujqësor Kamez, me titull Master shkencor

Ka një eksperiencë të gjatë me biznesin në fushën e inputeve bujqësore. Ai është themeluesi dhe pronari i një prej kompanive më të sukseseshme në vend “Agro Blend”, e cila është lider i tregut shqiptar në bujqësi dhe ka marëdhënie bashkëpunimi me shumë kompani serioze në tregun e rrajonit e më tej. Zoti Ismaili drejton Bashkinë e Vorës me një mbështetje masive në komunitet, prej vitit 2003. Falë aftësive menaxheriale dhe politikat e suksesshme në pushtetit lokal, kryebashkiaku Ismaili, e ka transformuar Vorën në mënyrë mbresëlënëse.

Mbi këtë bazë. Mbi këtë kontratë që ai e ka respektuar me banorët e Vorës, Fiqiri Ismaili kërkon të vijojë rrugën e nisur duke i dhënë një impuls të ri zhvillimit. Zonat përreth Vorës do të ndjejnë efektet e punës së tij efektive në kryesimin e Bashkisë. Ai jep besim dhe shpresë për një zhvillim harmonic të çdo zone.