Curriculum Vitae15 May 2015

Fran Frrokaj, PD (APPD), CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike Fran Frrokaj për bashkinë Lezhë.

Author: BIRN Tiranë
Print

Fran Frrokaj. Foto zyrtare

Fran Frrokaj. Foto zyrtare

Lindur më 29 Mars 1966, Lezhë

Profesioni: Inxhinier Mekanik

I diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë mekanike, Universiteti i Tiranës, z. Frrokaj ka mbaruar edhe Fakultetin juridik, Universiteti  ‘L.Gurakuqi’,  Shkodër. Për disa vite ka punuar si inxhinier specialist tek Drejtoria e Rrugëve, Lezhë.  Për katër vite 1995-1999, z. Frrokaj ka punuar Oficer i Policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe për një vit ka qenë shef i policisë rrugore  në Drejtorinë e Policisë Shkodër. Gjatë karrierës së tij z. Frrokaj, i cili është shquar për korektësi dhe përkushtim në detyrë.

Zoti Frrokaj u angazhua në politikë nga pasioni për t’i shërbyer komunitetit që përfaqëson dhe ka drejtuar në dy mandate  Komunën Shënkoll-Lezhë. Zoti Frrokaj njihet për aftësitë praktike dhe menaxheriale për drejtimin e punëve në komuna, ku pikë të fortë ka marëdhëniet me komunitetin. Ai gjithnjë ka qenë i hapur e bashkëpunues dhe me seriozitet e modesti ka punuar për ndryshimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit. Janë vetë banorët e Komunës që ai ka drejtuar dëshimtarë të suksesit të tij si i zgjedhur lokal. Ai është pjesmarës në një mori specializimesh të orientuar mbi modelet dhe funksionimin e qeverisjes vendore në Angli, Suedi, Bullgari, Itali dhe disa vende të rrajonit.

Si anëtar i PD që prej vitit 1992, Fran Frrokaj ka një aktivitet të gjatë partiak dhe që prej vitit 2014 është nënkryetar i degës së PD Lezhë.  Zotëron mirë gjuhën angleze dhe Italiane. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.