Curriculum Vitae15 May 2015

Gëzim Topçiu, PS (ASHE), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Maliq

Author: BIRN Tiranë
Print

Gëzim Topçiu | Foto nga : Facebook

Gëzim Topçiu | Foto nga : Facebook

Gëzim Ali Topçiu ka lindur më 3 Janar 1967. Është i martuar me Znj.Filloreta Topçiu dhe ka dy fëmijë, Joriana dhe Raldo.

Ka kryer studimet e larta  në Institutin e Lartë Bujqësor  Korcë,  në vitet 1986-1990. Ka përfunduar shkollën e Mesme Maliq në vitin 1986.

Ka punuar si specialist bujqësie  në Ndërmarrjen e Kullotave Korçë në sektorët Vreshtas,Pojan, Liqenas, Moglicë në periudhën 1990-1995.

Ka patur biznes privat në periudhën 1995-2000.

Nga viti 2000 e në vazhdim Kryetar i Bashkisë Maliq.

Karriera Politike:

  • Anëtar i Partisë Socialiste 1995
  • Kryetar i Partisë Socialiste Bashkia Maliq
  • Anëtar i Kryesisë të Partisë Socialiste të Rrethit Korçë
  • Sekretar i Partisë Socialiste të Rrethit Korçë

Trajnime:

  • Autonomia Vendore dhe Decentralizimi
  • Menaxhimi Financiar

Menaxhimi i Ujësjellës- Kanalizimeve