Curriculum Vitae15 May 2015

Hasan Halili, LSI (ASHE), CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim për bashkinë Kukës.

Author: BIRN Tiranë
Print

Hasan Halili

Hasan Halili

Hasan Halili ka lindur në Bicaj më 24.06.1965 dhe banon në Kukës. Është i martuar, me fëmijë. Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Financë në vitin 1987.Pas diplomimit ka punuar si drejtues në disa ndërmarrje dhe institucione të rrethit si drejtor në Bankën e Kursimeve në Kukës, drejtor i Tatim Taksave të Qarkut të Kukësit etj, ndërsa në vitin 2007 u zgjodh Kryetare i Bashkise Kukes. Në vite të ndryshme ka kryer disa kurse profesionale etj si ai “Për Bankat” në Greqi në vitin 1995, “Për drejtim në pushtetin Lokal” në Hungari, në vitin 2004 etj. dhe mban diplomën “Mjeshtër Shkencor” 2006.
Rikandidon per mandatin e trete per Bashkine e Kukesit.