Interviste16 Qer 2015

Miranda Rira: Premtimet e mija për Prrenjasin

Kandidatja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim premton ujë të pijshëm dhe kanalizime të ujërave të zeza për bashkinë e re.

Autor: Bardha Nergjoni BIRN Prrenjas
Printo

Miranda Rira

Miranda Rira

Cili mendoni se është problemi më i madh i Bashkisë së Përrenjasit dhe çfarë hapash do të ndërmerrni për ta zgjidhur këtë problem gjatë mandatit tuaj?

Problemi më i madh i Përrenjasit është mungesa e një plani zhvillimi për të gjithë bashkinë. Ne e kemi përparësi të programit tonë elektoral pasi përgjatë viteve të fundit bashkia nuk ka pasur dhe nuk ka një plan ekonomik me anë të së cilit luftohen dy sfida të mëdha, si papunësia dhe varfëria ekonomike. Ne kemi hartuar qartë një platformë duke nisur nga plani i zhvillimit.

Cilat janë ndërhyrjet që ju planifikoni të ndërmerrni brenda vitit të parë të mandatit tuaj për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, godina arsimore apo shëndetësore në bashkinë e Përrenjasit?

Mundësimi i zbatimit të projektit zviceran dhe qeverisë gjermane për rikonstruksionin e rrjetit te ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza, si dhe ndërtimin e një impianti për pastrimin e ujërave të zeza (fond i garantuar 1 milion euro). Projekti fillon zbatimin në shtator 2015.

Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugëve:

-Rruga “Gjorg Golemi” nga zyrat e kromit deri tek lagjja e Karriqit.

-Rruga e lagjes së Karriqit nga kabina elektrike deri tek kompresorët.

-Rruga “22 Shkurti” nga rruga nacionale tek kompresorët.

Ndërtim KUZ (KUZ-ujësjellës, ndërtimi i kanalizimeve dhe kolektorëve të ujërave të zeza dhe të bardha) në lagjet:

-Lagjja tek “Kodra e Karriqit” .

-Lagjja e “Kromit” .

-Lagjja e “Bitumit dhe tek Depo e ujit”.  Gjithashtu parashikohet ndërhyrje në rrugën Prrenjas-Rashtan, Prrenjas-Pishkash Veri-Skroske, Rrajcë- Sutaj, Kotodesh, Gurre, Qukes,  Skenderbe, Stravaj, etj.

A keni një listë kriteresh për emërimin dhe shkarkimin e administratorëve të njësive administrative të bashkisë Përrenjas dhe cilat janë ato?

Është ende herët për të folur për administratorët por profesionalizmi dhe meritokracia do të jenë dy principet bazë për emërimin e administratorëve dhe stafit të ri të bashkisë. Po kështu do të ndjekim edhe të gjitha procedurat ligjore për administratën vendore.

Cilët mekanizma do të ndërtoni në mënyrë që të siguroni pjesëmarrjen dhe konsultimin me qytetarët (sidomos atyre të zonave rurale) në procesin e vendimmarrjes së bashkisë? (Për hartimin e buxhetit, planit urbanistik, ndërhyrjet në infrastrukturë etj…)

Për këtë qëllim do të ngremë një agjenci për konsulencën me komunitetin. Kjo agjenci do të përbëhet nga intelektualë e biznesmenë të 4 ish njësive bazë. Do merret mendimi i kësaj agjencie e cila do të ketë një vend të rëndësishëm në vendimet që do të marrë bashkia. Sigurisht që kjo agjenci do të jetë për konsultim dhe pa të drejtë vote.

Cilët hapa konkretë do të ndërmerrni gjatë këtij mandati për mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve në këtë bashki? 

Edhe bashkia e Përrenjasit ka në administrimin e  saj një sasi të madhe pyjesh. Mbrojtja e tyre do të jetë një prioritet për ne. Nuk do të lejojmë që të vazhdojë masakra e pyjeve dhe sidomos në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Po kështu edhe në zonën e Sharrës do të ketë një kujdes të veçantë për të mbrojtur këtë pasuri të zonës që i përket komunitetit.

Çfarë hapash do të ndërmerrni gjatë vitit të parë të mandatit tuaj lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane në të gjithë bashkinë?

Sa i përket mbetjeve urbane do të ndërtohet një landfilld larg qytetit të Përrenjasit. Është një firmë italiane që kërkon të investojë në riciklimin e mbetjeve urbane. Ndërtimi i këtij landfilli do të shërbejë për të gjitha zonat përfshirë edhe Katjelin e Urakën. Afrimi i kësaj firme do të bëjë të mundur që të ulet ndjeshëm kostoja e grumbullimit të mbetjeve.

Cili është afati kohor brenda të cilit premtoni se do të zgjidhni përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe ndriçimit të vendeve publike të Përrenjasit?

Problemi i ujit të pijshëm do të zgjidhet brenda dy viteve të para të mandatit. Zonat që kanë më shumë probleme janë Skroska, Kotodeshi dhe Sutaj, të cilat do të kenë investime të rëndësishme në rrjetin e ujësjellësit duke bërë të mundur furnizimin e tyre normal me ujë. Është projektuar ujësjellësve të rinj dhe rehabilitimi i sistemit  të furnizimit me ujë të pijshëm te banorët e lagjeve (lagjia “Shtëpia e kalit”, lagjia “Bogdani”, Lagjja “Beqo” etj) .

Cilët janë hapat konkretë që do të ndërmerrni lidhur me nxitjen e turizmit kulturor dhe natyror në këtë bashki gjatë këtij mandati?

Turizmi malor është ndër prioritetet tona e sidomos në zonat malore në Rrajcë-Skëndërbe dhe Stravaj ku ka një natyrë të virgjër. Në këtë drejtim do të realizohet edhe një binjakëzim me komunën e Strugës duke shkëmbyer eksperiencat dhe zhvilluar projekte të përbashkëta edhe në mbështetje të donatorëve. Agroturizmi do të jetë një dritare shumë e rëndësishme për të promovuar prodhimin vendas. P.sh ka disa bimë që janë fitimprurëse si sherebela, dëllinja e zezë. Etj.

Cilët janë hapat konkretë që do të ndërmerrni lidhur me infrastrukturën rurale, mbështetjen e bujqësisë e blegtorisë dhe nxitjen e tregtimit të produkteve të zonës gjatë mandatit të parë? A keni një plan konkret për ngritjen e një tregu për prodhimet bujqësore dhe blegtorale të zonës?

Rikonstruksion i rrugëve të brendshme të fshatit  nga Kompresorët deri tek lagjja “Branicë”, Rikonstruksion i qendrës së fshatit; ndërtimi i kanalizimeve në lagjen e “Karriqit”;  Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës Prrenjas-Rashtan me gjatësi 5.5 km (nga ura e Fshatit Përrenjas deri tek varrezat, shkolla e vjetër Rashtan) .

Rikonstruksion i rrugëve të brendshme. Ndërtimi i qendrës shëndetësore në lagjen “Zhavare”. Rikonstruksioni i sistemit të vaditjes (Prrenjas-Rashatan) etj.

Këto janë disa nga investimet që do të realizohen ndërsa për promovimin e produkteve të zonës do të mendohet për një treg të ekspozuar buzë rrugës nacionale për të garantuar shitjen si dhe do të lidhen kontrata me biznese për tregtimin me shumicë të produkteve për të pasur çdo vit shitje të garantuar.