Curriculum Vitae14 May 2015

Ndrec Dedaj, PS (ASHE), CV

Ky është jetëshkrimi i kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë Mirditë Ndrec Dedaj.

Author: BIRN Tiranë
Print

Ndrec DEDAj ka lindur në fshatin Shebe të Selitës më 04. 11. 1969. Shkollimin bazë dhe atë të mesëm e mbaroi me rezultate të larta në vendlindje dhe në fshatin Malaj, fshat i cili në atë kohë kishte shkollë të mesme. Pas shkollimit të mesëm z. Ndrec DEDAJ vijon shkollimin pranë Fakultetit të Kulturës Fizike “Vojo KUSHI” në Tiranë.

Integrimi i tij i hershëm si pjestar aktiv i strukturave të Policisë së Shtetit shërben si indicie për të përfunduar me sukses Akademinë e Rendit Publik. Krahas punës intensive z. Ndrec Dedaj përfundon disa specializime të çertifikuara ndërkombëetarisht, ku veçohet kualifikimi për luftën kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse me një CV të pasur shkollimi në fushën e rendit publik, z. Ndrec Dedaj ndjek dhe përfundon me sukses Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës.

Ndërsa për sa i përket aktivitetit profesional dhe kontributit të strukturat e Policisë së Shtetit z. Ndrec Dedaj ka një aktivitet që nis në vitin 1992 deri në vitin 2001, vit kur kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës i beson themelimin nga e para të policisë Bashkiake të Kryeqyetit. Ndrec Dedaj njihet si themelues i kësaj policie te cilen e drejtoi me sukses per tetë vite me radhë deri në vitin 2009 , kur filloi të shfaqte tendencë në drejtim të angazhimit politik.

Angazhimi Politik.

Duke parë përkushtimin e Tij dhe korrektësinë e spikatur, kryetari Edi Rama e fton për të kandiduar në listat zgjedhore për deputet të Kuvendit të Shqipërisë, mandate të cilin e ushtron për dy vite me rradhë 2011 – 2013 në përbërje të grupit opozitar të PSSH-së.

Në vitin 2013 Ndrec Deda kryeson fushatën politike zgjedhore në Mirditë, fushatë te cilën e mbyll me sukses, duke u shpallur fitues i këtyre zgjedhjeve në Mirditë.

Mernjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, z. Ndrec Deda emërohet në detyrën e lartë të Prefektit të Qarkut Lezhë, detyrë nga e cila jep doreheqjen më 30 prill 2015, në përmbushje të ligjit zgjedhor me rastin e kandidimit për kryetar të Bashkisë së Mirditës.

Vlerësime.

Ndrec Dedaj, falë angazhimit të tij të përkushtuar në struktura të rëndësishme shtetërore dhe politike ka fitur vlerësime të shumta të komunitetit ku ka shërbyer në Tiranë, por edhe nga komuniteti i origjinës së tij në Mirditë. Ka qënë gjithmonë i vemdshmë dhe i gjëndshëm sidomos për komunitetin e origjinës Mirditë, ku spikat mbështetja e tij për artin dhe kulturën, sportin dhe shumë angazhime të tjera komunitare dhe individuale.

Kjo ka bërë që faktorët kulturorë mirditas më herët ti akordojnë vlerësime të rëndësishme si  “Personazh i vitit 2008”  për kontribut të veçante në mbeshtetje të kultures Mirditore, akorduar nga Bashkia Rrëshen. Po ashtu  Klubi Kulturor “Mirdita” në vitin 2009, i akordon vlerësimin  “Personazh i vitit 2009” për ndihmesë në mbështetje të kulturës, sportit dhe arsimit në Mirditë.