Curriculum Vitae14 May 2015

Niko Shupuli, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Përmet

Author: BIRN Tiranë
Print

Niko Shupuli

Niko Shupuli

Lindur në 09 Shtator 1976, Përmet

Profesioni: Inxhinier

I diplomuar për inxhinieri Elektronike në Universitetin Politeknik i Tiranës, zoti Shupuli ka zgjeruar arsimimin e tij dhe në fushën Juridike në Fakultetin Juridik Tiranë. Njëherësh zoti Shupuli ka mbaruar studimet për gjuhë greke në Universitetin “Aristoteli;”Selanik.

Niko Shupuli ka një përvojë të pasur në administratën lokale, fillimisht is jurist në Bashkinë e Gjirokastrës e më pas si kryetar i Komunës Peran të cilën e drejton prej dy mandatesh.

Përvoja e pasur, energjia dhe zelli janë asetet e Nikos si kandidat për Bashkinë Përmet. Ai vjen me vizionin e ndryshimit të nevojshëm, për të bërë atë që duhet për të nxitur punësimin, për të siguruar projekte infrastrukturore që përmirësojnë jetën e banorëve të Përmetit. Tradita e pasur e trevës së Përmetit është jo vetëm krenari për Nikon dhe çdo përmetar, por për Nikon kryetar Bashkie është një mundësi është një pasuri për të zhvilluar turizmin, për të nxitur bizneset e vogla që prodhojnë dhe tregtojnë produktet e cmuara të zonës.