Curriculum Vitae17 Maj 2015

Qamil Boja, PD (APPD), CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Cërrik.

Autor: BIRN Cërrik
Printo

Qamil Boja

Qamil Boja

Lindur në 15 Mars 1964, Elbasan

Profesioni: Ekonomist

I diplomuar në financë Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Zoti Boja është kryetar i Komunes Gostime, për katër mandate. Gjatë drejtimit të tij ai ka spikatur për aftësi menaxheriale dhe në mbështetjen e shtresave në nevojë. Para angazhimit në qeverisjen vendore, Qamili ka punuar në sektorin e bujqësisë, si dhe në sektorin financiar, si oficer i policisë financiare dhe doganore dhe si inspektor financiar i disa organizatave joqeveritare.

Janë pikërisht këto përvoja të mëparshme, njohja e çështjeve të bujqësisë dhe njohja mirë e financave publike që e kanë ndihmuar të jetë një administrator I shkëlqyer dhe I suksesshëm në Komunën që drejton.

Me këtë përvojë të pasur, me dëshmitë e punëve konkrete në Komunë, dhe mbi të gjitha me mbështetjen e gjerë të banorëve zoti Boja vjen sot me projektin për të energjizuar gjithë potencialet e Cërrikut, për të krijuar më shumë vende pune, më shumë hapsirë për zhvillimi që banorët e Cërrikut të përmirësojnë jetën e tyre.