Curriculum Vitae15 May 2015

Xhevdet Belishta, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Maliq

Author: BIRN Tiranë
Print

Xhevdet Belishta | Foto nga : Facebook

Xhevdet Belishta | Foto nga : Facebook

Lindur më 10 Tetor 1964, Maliq

Profesioni: Mjek

I diplomuar për mjekësi në Universitetin i Tiranës, z. Belishta ka kryer specializimin për mjek pediatër. Ai ka një eksperiencë të gjatë pune në terren në komuna të ndryshme, ku ka spikatur për devotshmërinë dhe përkujdesjen ndaj komunitetit. Ai ka drejtuar qendrën shëndetësore Pirg në vitet 1996-2003, ku ka qenë dhe   kryetar i komunës gjatë mandatit 2003-2006. Mjeku Belishta ka drejtuar qendrën shëndetësore Vreshtas në vitet 2006-2007, e më tej për dy vjet ka drejtuar qendrën shëndetësore Maliq, si dhe qendrën shëndetesore Libonik. Pasi ka shërbyer për gati dy dekada drejtpërdrejt në qendrat shëndetësore të zonës, Mjeku Belishta ka drejtuar Drejtorisë Rrajonale Shëndetësore të Korçës.

Një mjek, një njeri huma, gjithnjë pranë njerëzve edhe në zonat më të thella, Belishta ka fituar besimin e banorave të zonës dhe prandaj ata e kanë votuar për të drejtuar Komunën Pirg dhe e kanë mbështetur edhe në votime të tjera. Mjeku Belishta nuk është njeriu i politikës, por është njeriu që qëndron mes njerëzve, atje ku është nevoja, atje ku është shqetësimi, gjithnjë në gadishmëri për të dhënë gjithcka është e mundur.

Autoriteti i tij buron pikërisht nga ky përkushtim. Ai ka menaxhuar me sukses edhe sektorin e shëndetësisë edhe punët e Komunës, ndaj sot ai vjen para votuesve si njeriu që do të jetë i pari në punë dhe jo në funksion, që do të jetë i pari në angazhim për të sjellë një ndryshim në qeverisjen vendore të krej zonës së maliqit e përreth.

Nje njeri tipik punëtor e fjal pak si shumica dërmuese e banorëve që sot e mbështesin ti përfaqësoj, belishat me seriozitet dhe modesti vijon të jetë dëgjues i kujdesshëm, punëtor i palodhur dhe garant i zhvillimit dhe interest të komunitetit.