Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Elbasan
Ardjan Turku, profesor, ish-kryetar i bashkisë së qytetit të Elbasanit nga Partia Demokratike, konkurron me kryetarin aktual të këtij qyteti, Qazim Sejdini, një ish mësues nga partia Socialiste për postin e kryetarit të bashkisë së re Elbasan.
Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Elbasan dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.
Kryebashkiaku aktual i qytetit të Elbasanit dhe kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e re, thotë se prioriteti i tij kryesor do të jetë zgjidhja e problemeve të komunave që i bashkangjiten bashkisë së re.