Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Kavajë
Kryetari aktual i Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi nga Partia Socialiste konkurron për një mandat të dytë përballë Engjëll Carës, një veteriner ish-deputet i Partisë Demokratike. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Kavajë dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.
Kryetari i bashkisë Kavajë, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet e 21 qershorit, shprehet se problemet në bashkinë e re janë të mbartura nga keqqeverisja e komunave nën drejtimin e Partisë Demokratike.