Intervistat me kandidatët për kryetarë të bashkisë Krujë
Artur Bushi nga Partia Socialiste konkurron për Bashkinë Krujë me Hamdi Pashën nga Partia Demokratike. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Krujë dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Krujë, Artur Bushi, shprehet se Kruja ka disa probleme madhore që kërkojnë ndërhyrje emergjente, ku kryesori është papunësia.
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Krujë, shprehet se nëpërmjet projekteve të përgatitura nga ekspertë do ta kthejë Krujën në një destinacion të fuqishëm turistik.