Interview8 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Kukës

Bashkim Shehu, jurist, ish-drejtues policie dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Kukës me Hasan Halilaj, ekonomist me titullin Mjeshtër Shkencor, i cili është kryetari aktual i Bashkisë Kukës i zgjedhur në emër të Partisë Demokratike por që kësaj here konkurron për koalicionin e majtë në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Kukës dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve. Kandidati Hasan Halilaj refuzoi të përgjigjet, ndërsa përgjigjet e kandidatit Bashkim Shehu mund t’i gjeni këtu.

Author: Bashkim Shala BIRN Kukës
Print

Hasan Halilaj

Hasan Halilaj

Kandidati i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim refuzoi të përgjigjej.

Bashkim Shehu

Bashkim Shehu

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Kukës, Bashkim Shehu, shprehet se do të punojë njëkohësisht në disa drejtime për të bërë të mundur reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e situatës socio-ekonomike.