Posts by: Bashkim Shala

Interview 16 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Mirditë

Ndrec Dedaj, ish oficer i policisë bashkiake të Tiranës dhe ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, konkurron për Partinë Socialiste për postin e kryetarit të bashkisë së re Mirditë me Gjergj Prengën, ish-oficer policie, aktualisht kryetar i komunës Fan, i cili garon për Partinë Demokratike.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Mirditë dhe ia shtroi këto pyetje kandidatëve. Përgjigjet e kandidatit Ndrec Dedaj i gjeni këtu. Gjergj Prenga refuzoi të intervistohej.

Interview 14 Jun 2015

Ndrec Dedaj: Vizioni im për Mirditën

Kandidati i Partisë Socialiste për Mirditën Ndrec Dedaj, shprehet se zona ka shumë probleme emergjente që kërkojnë një ndërhyrje radikale.

Interview 8 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Kukës

Bashkim Shehu, jurist, ish-drejtues policie dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Kukës me Hasan Halilaj, ekonomist me titullin Mjeshtër Shkencor, i cili është kryetari aktual i Bashkisë Kukës i zgjedhur në emër të Partisë Demokratike por që kësaj here konkurron për koalicionin e majtë në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Kukës dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve. Kandidati Hasan Halilaj refuzoi të përgjigjet, ndërsa përgjigjet e kandidatit Bashkim Shehu mund t’i gjeni këtu.

Interview 8 Jun 2015

Bashkim Shehu: Luftë varfërisë, rikthim i shpresës

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Kukës, Bashkim Shehu, shprehet se do të punojë njëkohësisht në disa drejtime për të bërë të mundur reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e situatës socio-ekonomike.

Interview 3 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Has

Adem Lala, një ish-ushtarak kandidon për bashkinë Has për Partinë Socialiste përballë Elez Maçit, i diplomuar në mjekësi veterinare dhe jurist. Lala ka qenë dy herë kryetar i komunës Golaj ndërsa Maçi ka qenë prefekt i Rrethit Has. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Has dhe ia shtroi këto pyetje tre kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Interview 3 Jun 2015

Elez Maçi: Do të ndërtoj rrugët e Fajzës dhe Gjinajt

Kandidati i Partisë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Has thotë se do të kujdeset për rrugët dhe do të rindërtojë tre shkolla.

Interview 3 Jun 2015

Adem Lala: Do të vë në punë burimet natyrore

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar në bashkinë Has premton se puna e tij e parë do të jetë ndërtimi i një selie të re për bashkinë në qytetin e Krumës si dhe ndërtimi i rrugëve të fshatrave.

Interview 2 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Tropojë

Agron Demushi, kandidat i pavarur, Besnik Dushaj nga Partia Demokratike dhe Rexhë Byberi nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim garojnë për postin e kryetarit të bashkisë Tropojë. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Tropojë dhe ia shtroi këto pyetje të tre kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Interview 2 Jun 2015

Rexhë Byberi: Vizioni im për Tropojën

Kandidati i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Tropojë thotë se dëshiron të investojë në ndërtim rrugësh në bashkinë e re.

Interview 2 Jun 2015

Besnik Dushaj: Premtoj më shumë infrastrukturë

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Tropojë beson se zgjidhja e problemit të varfërisë dhe papunësisë qëndron te ndërtimi i rrugëve.

Load More