Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Has
Adem Lala, një ish-ushtarak kandidon për bashkinë Has për Partinë Socialiste përballë Elez Maçit, i diplomuar në mjekësi veterinare dhe jurist. Lala ka qenë dy herë kryetar i komunës Golaj ndërsa Maçi ka qenë prefekt i Rrethit Has. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Has dhe ia shtroi këto pyetje tre kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.
Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar në bashkinë Has premton se puna e tij e parë do të jetë ndërtimi i një selie të re për bashkinë në qytetin e Krumës si dhe ndërtimi i rrugëve të fshatrave.