Interview9 Jun 2015

Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Lezhë

Fran Frrokaj, kryetar aktual i komunës së Shën Kollit, i diplomuar në inxhinjeri mekanike dhe drejtësi, me eksperiencë pune në Policinë Rrugore, konkurron në emër të Partisë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë së re Lezhë me Viktor Tushajn, i diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe për drejtësi, me eksperiencë si biznesmen në fushën e ndërtimit, i cili garon në emër të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe që aktualisht është kryetar i bashkisë Lezhë. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Lezhë dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.

Author: Elvis Nabolli BIRN Lezhë
Print

Fran Frrokaj

Fran Frrokaj

Kandidati i Partisë Demokratike për Lezhën premton zgjidhjen e disa problemeve konkrete, përfshirë hartimin e një plani rregullues zhvillimor për territorin e bashkisë së re, investim në shëndetësi, shërbim shëndetësor për zonën turistike bregdetare si dhe shërbim pastrimi të shtrirë në të gjitha ish-komunat.

Viktor Tushaj | Foto nga : LSA

Viktor Tushaj

Kandidati i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim për bashkinë Lezhë Viktor Tushaj thotë se është në tratativa me kompani të huaja për të ndërtuar një park industrial.