Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Libohovë
Altin Çomo nga Partia Demokratike dhe Luiza Mandi nga Partia Socialiste konkurrojnë për postin e bashkisë Libohovë. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Libohovë dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Libohovë shprehet se lufta kundër papunësisë dhe zhvillimi i infrastrukturës do të jenë prioritetet r punës së tij nëse zgjidhet kryebashkiak.
Kandidatja e Partisë Socialiste shprehet se papunësia dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë janë problemet kryesore me të cilat përballet bashkia Libohovë.