Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Mat
Adelina Farrici, një ish-mësuese, kryetare aktuale e Bashkisë Burrel, konkurron në emër të Partisë Socialiste me Nezir Rizvanin, një ekonomist, për postin e kryetarit të Bashkisë së re Mat. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Mat dhe ia shtroi këto pyetje të dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.