Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Patos
Luan Mustafaj, ekonomist, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Patos me Rajmonda Balilaj, kryetare aktuale e bashkisë Patos, e cila konkurron për Partinë Socialiste.
Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Patos dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e re Patos thotë se do të përqendrojë investimet në kanale vaditëse për të përmirësuar gjendjen ekonomike të popullsisë së kësaj bashkie.