Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Pogradec
Eduart Kapri ekonomist, konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Pogradec me Diana Mile, arkitekte, e cila konkurron për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Pogradec dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.
Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Pogradecin, Diana Mile, shprehet se problemi kryesor i bashkisë së re është përmirësimi i infrastrukturës.