Intervistat me kandidatët për kryetarë të Bashkisë Skrapar
Hajredin Bakiasi, inxhinjer pyjesh konkurron për Partinë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë Skrapar përballë Nesim Spahiut, ekonomist agrar, kryetar aktual i bashkisë Çorovodë për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas një procesi të gjatë dhe intervistimit të shumë qytetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, BIRN identifikoi shqetësimet kryesore të popullsisë së bashkisë së re Skrapar dhe ia shtroi këto pyetje dy kandidatëve, përgjigjet e të cilëve mund t’i lexoni këtu.
Kandidati i djathtë për bashkinë e Skraparit thotë se nxitja e investitorëve është zgjidhja kryesore për uljen e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave për çdo familje të zonës.
Kandidati i së majtës për bashkinë e Skraparit premton zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm brenda 2 vitesh, ndërsa sfidon me sloganin: Skrapari, një destinacion i rëndësishëm turistik.