U lind në Lugar të Dropullit më 8 Qershor 1964 ku edhe banon.
Arsimin fillor dhe tetëvjeçar e mori në Shkollën Tetëvjeçare të Frashtanit ndërsa arsimin e mesëm në Shkollën Mesme Profesionale të Shkodrës.
Mbaroi arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinjerise te Universitetit te Tiranës ku në vitin 1988 mori diplomën e Inxhinjerit Mekanik.
Në vazhdim punoi në Fabrikën Shtetërore të Tullave në Lushnjë.
Për një kohë të shkurtër banoi në Greqi ku part – time ndoqi seminare pas-universitare dhe procedurën e njohjes së Diplomës.
Në vazhdim punoi në Komunën e Dropullit të Poshtëm dhe pozicione të ndryshme drejtuese si inxhinjer specialist në ente shtetërore dhe private.
Anëtar i përkushtuar i Omonias që nga themelimi i saj, pjesemarres aktiv ne te gjitha veprimtarite publike per zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e pozitave të Minoritetit Etnik Grek.
Eshtë i martuar me znj. Majlinda Qiqi, pedagoge e Letersise në arsimin e mesem dhe kane një vajze aktualisht studente e Mjekësie.