Curriculum Vitae13 May 2015

Rrok Dodaj, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Pukë.

Author: BIRN Pukë
Print

Rrok Doda

Rrok Dodaj

Lindur më 20 Dhjetor 1967, Pukë

Profesioni: Sportist

I diplomuar në Akademinë e sportit, në vitet 1995-1997, Rroku ka punuar drejtor i shkollës nëntëvjecare Gomsiqe. Që herët z. Dodaj është përfshirë në qeverisjen vendore. Ai ka drejtuar Këshillin e Komunës Qerret në vitet 1996-2000 dhe më pas është zgjedhur kryetar i kësaj Komune për katër mandate rradhë.

Zoti Dodaj karakteriozohet nga një natyrë e zellshme në punë. Ai shquhet për një marëdhënie të shkëlqyer me banorët e zonës, duke qëndruar gjithmonënë kontakt me problemet e tyre. Ka një mbështetje të madhe nga të rinjtë, për vetë pasionin e përbashkët me sportin. Për një kohë të gjatë në vitet 2003-2015, ai është anëtar i Kryesisë së Këshillit të Qarkut Shkoder. Anëtar i ka hershëm i PD që në vitin 1991, ai ka drejtuar disa fushata zgjedhore dhe aktualisht është emëruar nënkryetar i degës së PD Pukë.

Sukseset në drejtimin e Komunës, marrëdhënja me komunitetin e bëjnë sot Rrokun njeriun që sjell projektin më të mirë për zhvillimin e Pukës. Krijimi i një infrastrukture rrugore që të integrojë gjithë zonat e Bashkisë Pukë, sistemet e ujësjellsave dhe sigurimi i cilësisë së shërbimeve janë sfidat që Rroku premton ti zgjidh me përvojën, zellin dhe vizionin e tij.